Shtetasja e Maqedonisë në Zvicër, aksidentohet rëndë me Porsche

Date:

23:37:32         2019-09-07

 

Një vozitëse verimaqedonase 28-vjeçare nga Kantoni i Lucernit në  Zvicër, për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin mbi veturën e saj Porsche, përderisa po udhëtonte në autostradën A1 në  drejtim të  Bernës, në afërsi të lokacionit Suhr. Aksidenti ndodhi natën në  të  premte, menjëherë pas orës 04.00, ka informuar Policia Kantonale në  Aargau, transmeton Shtegu.com.

Me këtë  rast, ajo i përshkoi të  gjitha korsitë dhe depërtoi në  barrierën mbrojtëse të rrugës. Pas rrëshqittjess së  veturës, ajo më  në  fund u ndal jashtë autostradës. Vozitësja verimaqedonase pësoi lëndime të  rënda dhe menjëherë është dërguar me ambulancë në spitalin më të afërt.

Prokuroria Publike në Lenzburg-Aarau urdhëroi kontrollin e gjakut dhe të urinës. Përpos kësaj u konfiskua edhe vetura e saj. Policia Kantonale në  Aargau gjithashtu ia mori edhe patentën e shoferit. Në veturë dhe në autostradë u shkaktuan dëme materiale në një lartësi prej rreth 100,000 frangash zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...