Shtetasja belge vret shqiptarin nga Maqedonia, fillon procesi gjyqësor
14:23:30 2017-02-05
Dy fëmijët e shtetases belge Mireille de Lauw ishin pjesë e palës civile, ndërsa dy të tjerë e përkrahnin, gjatë një procesi gjyqësor që filloi para disa ditësh në Bruksel të Belgjikës.
Bëhet fjalë për një rast të ngjashëm me rastin e Francës, në të cilin Jacqueline Sauvage e kishte vrarë burrin e saj, akt ky i cili kishte shkaktuar reagime të shumtë në opinionin francez.
Ngjarja kishte ndodhur natën në mes të 24 dhe 25 gushtiti të vitit 2013, kur belgia 55-vjeçare Mireille de Lauw e vrau bashkëshortin e saj, Agim R., shkruan „DH.be“, njofton „Shtegu.com“. Në këtë drejtim nuk ka kurrfarë dyshimi, por zonja dëshiron të mbrohet dhe tenton të paraqitet si viktimë e dhunës ndaj saj.
Vrasja kishte zgjatur tre ditë… Natën në mes të 21 dhe 22 gushtit, sipas deklaratave të para të të akuzuarës, Agimi ka dashur të ketë marrëdhënie intime me te. Ai e kishte goditur me aq forcë, sa që në atë moment e kishte thyer dorën.
Zënka është shkaktuar në lidhje me të bijën e tyre të përbashkët, të moshës 14-vjeçare, të cilën Agimi ka dashur ta dërgojë në Maqedoni për ta edukuar e arsimuar sipas traditës së tij nga vendi i prejardhjes, një veprim i cili më vonë do t`i kushtojë me jetë.
Natën e 23 gushtit, belgia i hedhë disa medikamente në pijen e bashkëshorit në mënyrë që ta detyrojë të flejë. Pasi e zë gjumi, ajo e gopet me sa fuqi që kishte me një shkop e më pas e godet edhe me thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Mirelle mbahet në paraburgim tre muaj me radhë, ndërsa procesi gjyqësor ndaj saj do të vazhdojë. Njëri nga fëmijët e saj ka dëshmuar kundër s`ëmës, duke preferuar që ajo të shpallet fajtore, ndërsa dy fëmijët e tjerë, me çdo kusht po përpiqen që nëna e tyre të shpallet e pafajshme. (Ll. S.)