Edhe një vit të plotë Diellzën do ta ngrohë dielli i Belgjikës

Date:

15:53:21                  2017-02-05

 

 

 

 

 

Djellza, një vajzë e re kosovare 16-vjeçare, me vendbanim të përkohshëm në Mechelen të Belgjikës, pak para se të dëbohej dhunshëm nga autoritetet belge, ishte fshehur. Tashmë, ajo e ka fituar lejeqëndrimin për një vit të tërë, i cili mund të prolongohet edhe më tej, në rrethana të përcaktuara, ka njoftuar mbrëmjen e së premtes, avokati dhe njëherit, përkujdesësi i saj.

 

 

 

 

Kosovarja e re është rritur pothuajse tërë jetën në Belgjikë, ndërsa nga fillimi i muajit gusht të vitit të kaluar, së bashku ma babain e saj kishte qëndruar në një qendër strehimi në Zulte, në pritje të dëbimit të saj. Ditën që ajo është dashur të ulet në një karrige të avionit në destinacion të Kosovës, që të dy kosovarët (babë e bijë) ishin fshehur.

 

 

 

 

Prindërit, parashtrues të azilit në Belgjikë, shtatorin e vitit të kaluar kishin vendosur që të kthehen vullnetarisht në Kosovë. Por, Diellza, e cila asnjëherë nuk ishte rritur në Kosovë, nuk iu ishte bashkëngjitur, shkruan „Sudinfo“, njofton „Shtegu.com“. Para autoriteteve sociale belge, ajo ishte paraqitur si e mitur e pashoqëruar nga ndokush, ndërsa enti përkatës i kishte dhënë një përkujdesës.

 

 

 

 

Ky i fundit, i cili njëherit është edhe avokati mbrojtës i saj, ka deklaruar se për momentin, klientja e tij nuk dëshiron të bëhen komente lidhur me vendimin e autoriteteve belge.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...