E largojnë nga puna pasi përkujdeset për fëmijën e sëmurë për vdekje

61 Lexime

10:15:32                        2017-02-05

 

 

 

 

 
Zvicerani Raphael Schätzler (33) është dëbuar nga puna, pasi për katër ditë është përkujdesur për djalin e vet të sëmurë për vdekje.

 

 

 

 

Po që se sëmuret një fëmijë, menjëherë fillojnë problemet. Me këtë rast, shumica e prindërve jo vetëm që duhet të përkujdesen për fëmijët, por edhe për vendin e tyre të punës. Se sa problem i madh në të vërtetë shkaktohet, tregon edhe shembulli i familjes Schätzler nga Huttwili në Zvicër.

 

 

 

Një javë para festës së Krishtlindjeve, bota e Raphaelit (33) dhe Nicole Schätzler (34) ndryshoi gati në përgjithësi: Djali i tyre më i ri u sëmurë nga një virus i rrezikshëm dhe në spital luftonte për të mbijetuar. Mjekët kishin llogaritur me më të keqen. Është dashur t`i themi lamtumirë fëmijës, pasi mjekët parashikonin se ai do të vdesë“, pohon për „Blick“, Schätzler. Për fat të mirë, Jamie (15 muajsh) sërish e fiton betejën me sëmundjen dhe jeta fiton një kuptim të ri për këtë familje. Pasi babai ishte përkujdesur për fëmijën e vet të sëmurë për vdekje, ai është dëbuar nga puna. „Kam bërë gjithçka për sipërmarrjen dhe ky është një falënderim për mua“.

 

 

 
Problemi ka qenë se në kohën që Jamie ishte shtrirë në spital, bashkëshortja e vet ishte sëmurë nga një sëmundje infektive, kështu që spitali ia kishte ndaluar hyrjen në te. Me këtë rast, është dashur të ndërhyjë babai, i cili kishte qenë i detyruar të mos mendojë më për punën. Një gjë të tillë, mezi e kishte pritur shefi i tij. „Filluan të më bëjnë presion dhe kërkonin që të angazhoja një kujdestare për fëmijë, ndërsa certifikata mjekësore as që u interesonte“.

 

 

 
Tre ditë para Krishtlindjeve, Jamie dhe nëna e tij u përmirësuan në shëndet dhe babai u kthye në vendin e tij të punës. Në vend se të pranonte fjalë ngushëllimi për gjendjen familjare, shefi filloi ta kërcënojë: „Ai kërkonte që të plotësoja orët që kisha munguar gjatë festës së Krishtlindjeve, përndryshe do të më hiqte 500 franga nga rroga“. Schätzleri filloi të kundërshtojë dhe të mbrohet në bazë të ligjit, kështu që vendosi të qëndrojë në shtëpi pranë familjes. Por, menjëherë i erdhi dënimi: „Në muajin janar e pranova rrogën me 500 franga më pak, që për familjen time është një shumë e madhe të hollash. Përpos kësaj, edhe orari i punës më është llogaritur në minus“.

 

 

 
Schätzleri e ka kontaktuar menjëherë sigurimin për mbrojtjen e të drejtave ligjore, i cili ka kërkuar nga sipërmarrja që tu përmbahet obligimeve ligjore ndaj punëtorit. Ishet një hap shumë i rëndë për shefin, i cili për hakmarrje, e kërcënoi: „Po që se nuk e tërheqë veprimin e sigurimit, unë do të dëbohesha nga puna“, ka pohuar Schätzler, informon „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Më në fund, gjatë të hënës, shefi e kishte realizuar premtimin, pasi vendimi për largim nga puna qëndronte në kutinë postare. „Blick“-u zviceran menjëherë ka kontaktuar shefin i cili është arsyetuar: „Ne nuk mund të pajtohemi që një bashkëpuntor të thërrasë në mëngjes dhe të mos vijënjë javë në punë“. Sipas tij, largimi nga puna është bërë për shkak të rrethanave ekonomike. Pas presionit që i ka bërë sigurimi, shefi ia ka thyer 500 Schätzlerit frangat para dy ditësh.