Shtetasit maqedonas jetojnë nën ura gjermane
06:59:19 2016-06-02
Përderisa në një lagje të pasur të Mynihut, një banesë 80 metra katrorë kushton 1.8 milionë euro, në pjesën tjetër të qytetit gjerman njerëzit jetojnë në kushte të paimgjinueshme. Bëhet fjalë për disa refugjatë nga Maqedonia e Bullgaria, të cilët janë strehuar nën një urë të qytetit, shkruan „TZ“, ndërsa njofton „Shtegu.com“. „Çfarë mund të bëjmë. Në vendlindje nuk ka punë për ne, askush nuk na jep ushqim. Për këtë kemi ardhur në Mynih, për të fituar të holla që të mbijetojmë“. Tash e një vit, shtetasja bullgare Awe (20), së bashku me vëllezërit e saj Mehmet (40) dhe Ahmed (17), si dhe t` ëmën, është duke jetuar nëpër rrugë. Për momentin, ajo është strehuar nën urën Reichenbachbrücke, së bashku me disa maqedonas dhe bullgarë. „Gjatë tërë dimrit ishim jashtë, nuk mund të gjenim punë“, ka pohuar Ahmedi, i cili së bashku me të tjerët, urgjentisht kanë nevojë për trajtim mjekësor.