Shtetasit maqedonas i digjet vetura pasi shkakton aksident të rëndë

Date:

19:52:00               2016-11-01

 

 

 

 

 

Mbrëmjen e së hënës, autostrada A5 në drejtim të Kasselit në Gjermani, është mbyllur tërësisht, në relacionin në mes të Bad Homburger Kreuz dhe Friedbergut. Rreth orës 21.20, një shtetas 39-vjeçar maqedonas, me veturën e vet „Ford“ është përplasur në korsinë e djathtë me një veturë tjetër „VW“, të drejtuar nga një shtetas 26-vjeçar gjerman, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, njofton „Shtegu.com“. Që të dy veturat kanë humbur orientimin, me ç`rast „VW“ është rrokullisur, ndërsa vetura e shtetasit maqedonas ka rrëshqitur në korsinë e emergjencës dhe është kapluar nga zjarri. Ekipi i alarmuar i zjarrfikësve ka arritur ta shuajë zjarrin.

 

 

 

Gjatë këtij aksidenti, shtetasi gjerman dhe një bashkudhëtar i veti 29-vjeçar janë lënduar lehtë. Një bashkudhëtar tjetër i tyre 26-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spitalin më të afërt. Shkaktari i dyshuar i aksidentit, shtetasi maqedonas ka kaluar pa kurrfarë lëndimi. Ai është shoqëruar në stacionin policor ku i është konfirmuar prania e 0,5 promilave alkool. Me këtë rast, menjëherë i është marrë patenta e shoferit. Dëmi i shkaktuar kap shumë prej rreth 15 mijë eurove.

 

 

 

Rreth orës 23.30 autostrada sërish është vënë në qarkullim.

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...