Ja se si po e mjekojnë gjermanët Besimin e vogël

86 Lexime

21:23:41                 2016-10-31

 

 

 

 

 

Në një postim në profilin e saj në Facebook, të cilin e përcjellë „Shtegu.com“, halla e Besimit të vogël të cilin mjekët gjermanë nuk donin ta linin me çdo kusht që të vuajë nga sëmundja e rëndë, Meritë Kurtolli (30) ka shkruar:

Përshëndetje miq të dashur…

Pas një vizite te Besimi i vogël deshtëm t` ju informojmë për gjendjen e tij.
Besimi gjendet tash e 6 javë në Klinikën intensive Pediatrike në Bonn të Gjermanisë i shoqëruar nga dy prindërit.

Besimit i është vendosur një katetër stabile dhe gjaku i tij pastrohet 6 herë në javë përmes dializës. Mëlçija i prodhon Oxalat të tepruar e cila i ka shkaktuar probleme në sistemin Kardiovaskular dhe i është shpërndarë në gjithe trupin, gjë që i shkaton dhimbje shumë të mëdha.

Merita ishte rreth 2 javë në Gjermani ku kishte takim me Prof. Dr. Bernd Hoppe dhe gjithe ekipin mjekësor. Prej momentit që Besimi është sëmure ne jemi munduar të gjejmë një zgjidhje dhe kemi kërkuar ndihmë në shume spitale nëpër Europë, mirëpo ishte Prof. Hoppe i cili tregoi gadishmëri që prej fillimt që të na ndihmojë.
Pas 5 muajve negocim dhe organizim Prof. Hoppe pranoj ta merr Besimin ne Bonn per te trajtuar semundjen e tij e cila eshte shume e rralle per te cilen Prof. Hoppe eshte i specializuar. Jemi takuar edhe me oraganizaten Bunter Kreis e cila na ka ndihmuar ne organizimin e transportit permes nje Ambulante Ajrore „DRF Luftrettung“.

 

 

2

 

 

Gjate bisedes qe ka pasur Merita me Nefrologun Prof. Bernd Hoppe, Besimit i duhet minimumi 3 deri 4 muaj qe gjendja e tij te stabilizohet deri ne nje mase. Aty kemi marre informata qe sherimi i Besimit do te jete i gjate dhe i mundimshem poashtu edhe shpenzimet do te jene shume te larta. Se pari Besimi duhet te stabilizohet pastaj te pergaditet per transplant te melqise. Pas nje kohe te transplantit te melqise dhe rehabilitim shume te gjate, behet fjale edhe per transplant te veshkeve. Besimi i behet çdo dite dialize dhe kostoja e dializes eshte mbi 4 mije Euro ne jave, qe dmth. mbi 16 mije euro ne muaj vetem dialize. Ndersa shpenzime shtese jane edhe trajtimi intenziv, terapi te ndryshme, fizioterapia, etj…, poashtu edhe qendrimi i dy prinderve ne Bonn dhe perkujdesja e 4 vajzave qe gjinden ne Kosove.

 

 

 

3

 

 

 

Faleminderit popull shqiptar ku do qe jeni dhe ku do qe jetoni, ne gjitha trevat shqiptare, juve qe jetoni ne Europ, Amerike, Australi dhe ane e mban botes, ju qe treguat solidaritet dhe ndihmuat te krijohen mundesit qe Besimi te kete nje trajtim me te mire dhe te kete shprese per tu sheruar. Populli shqiptar ka zemer te madhe dhe kurre nuk do te ndalet per ti ndhimuar atyre qe nuk kane mundesi tja dalin vete, behet fjale per te varferit, per te semuerit, per te gjith qe jetojne ne kushte te veshtira. Ne e faleminderojme edhe Labinot Tahirin qe na ka mbeshtet per Besimin dhe eshte munduar ti senzibilizoj popullin per rastin e Besimit. Nje faleminderim i madhe per disa grupe te nxenseve ne Kosove, te cilet kane marre iniciativ duke dalur neper rruget e qyteteve per te kerkuar ndihme per Besimin e vogel. Rinia eshte ardhmeria jone, meritojne nje respekt shume te madhe.

Ne familja KURTOLLI jemi mirenjohes te gjithe atyre qe ne qfaredo menyre kontribuan dhe ndihmuan Besimin e vogel.

Urojme nga zemra qe çdo femije dhe çdo i semuar ne Kosove, ne gjitha trevat shqiptare dhe ne mbar boten te gjejne sherim sa me te shpejte.

Me respekt Meritë dhe Arsim Kurtolli