Shtetasi serb vret bashkëshorten Refadijen në Zvicër (e plotësuar)
Viktima Refadije T. (nga ana e majtë)
10:57:14 2017-10-18
Mbrëmjen e së martës, në Wasterkingen të Zvicrës, gjatë një zënke që është shkaktuar, jetën e ka humbur një grua, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.
Pak pas orës 19.30, është alarmuar policia zvicerane pasi në një banesë kishte shpërthyer zënka në mes një çifti bashkëshortësh. Me këtë rast, jetën e ka humbur një grua pasi është goditur nga një mjet i mprehtë, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Edhe përkundër përpjekjeve të menjëhershme për ta reanimuar viktimën nga ana e ekipit mjekësor, ajo ka humbur jetën në vendngjarje. Bashkëshorti i saj i dyshuar 50-vjeçar, është arrestuar pa ndonjë rrezistencë nga policia. Tre fëmijët e mitur të çiftit janë marrë nën përkujdesje nga organet kompetente zvicerane.
Autori i dyshuar Maso T. (50)
Motivi dhe shkaqet e zënkës mbeten të paqarta për momentin, ndërsa nga Policia dhe Prokuroria e Kantonit të Cyrihut kanë ndërmarrë hetimet për ta ndriçuar rastin deri në fund. (Shtegu.com)