Gruaja rrëzohet nga dritarja, bashkëshorti shqiptar lirohet nga akuza

Date:

17:07:06                2017-10-17

 

 

Në procesin gjyqësor të rrëzimit misterioz nga dritarja e një gruaje 40-vjeçare në Düsseldorf të Gjermanisë, një dyzetvjeçar është liruar nga akuza për „vrasje në tentativë“. Deklaratat e viktimës nuk janë përputhur në shumë pikë, ka pohuar gjykatësi gjerman. Gruaja kishte deklaruar se është shtyrë nga i akuzuari prej dritares. Përkundër kësaj, Gjykata e rrethit në Düsseldorf e ka dënuar shqiptarin me dy vite e gjysmë burg.

 

Prokuroria gjermane kishte kërkuar për të akuzuarin njëmbëdhjetë vite e gjysmë burg për veprat penale „vrasje në tentativë“ dhe „trafikim të lëndëve narkotike“. Por, ajo ka tërhequr akuzën e parë, ndërsa në banesën e shqiptarit 40-vjeçar janë gjetur 15 gramë kokainë, shkruan „Giessener Allgemeine“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Pala mbrojtëse ka kërkuar lirim të plotë nga akuza, duke pohuar se gruaja vetvetiu ka kërcyer nga dritarja, pasi bashkëshortit i kishte vjedhur të holla dhe nuk ka dashur të ecë së bashku me te përmes shkallëve. Gjatë rrëzimit nga dritarja prej një lartësie nga shtatë metra, gruaja tashmë 25-vjeçare kishte pësuar paralizë të pjesërishme. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...