Shtetasi serb ther për vdekje bashkëshorten 50-vjeçare shqiptare në Austri

Date:

Një shtetas serb e ka therur me thikë bashkëshorten e tij në Insbruk të Austrisë. Policia e ka arrestuar sot në vendin e ngjarjes. Policia austriake për krime është duke e hetuar rastin.
Rreth orës 9:30, policia austriake mori një telefonatë urgjente për një krim të dhunshëm. Sipas Drejtorisë së Policisë së Tirolit, një shtetas serb (59) dyshohet se ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij (50) në banesën e përbashkët në Innsbruck. Nga sulmi shqiptarja mbeti e vrarë.

Policia në vendin e ngjarjes e ka arrestuar shtetasin serb. Hetimet kanë marrë përsipër nga policia austriake. Mjekësia ligjore ndodhet në vendngjarje. Sfondi i aktit të përgjakshëm është ende i paqartë. Kjo është vrasja e 27-të e grave gjatë këtij viti në Austri.

Sipas një raportimi të “Kronen Zeitung”, një fqinj i çiftit e ka lajmëruar policinë. “I akuzuari 59-vjeçar shkoi tek ai dhe i tha se ai sapo kishte vrarë bashkëshorten e vet”, ka pohuar shefja e policisë Katja Tersch, transmeton portali Shtegu. Arma e vrasjes mësohet gjithashtu të jetë një thikë kuzhine.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...