Shtetasi maqedonas tenton të vetëvritet, përfundon në psikiatri

Date:

21:55:53                  2017-10-22

 

 

 

Policia federale gjermane mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22.05 ka arrestuar një shtetas 17-vjeçar maqedonas në stacionin e trenit në Wuppertal-Oberbarmen. Maqedonasi i ri ka tensionuar situatën, duke goditur një nëpunës sigurimi të Hekurudhave gjermane dhe ka shfaqur synimet e tij për vetvrasje.

 

Sapo forcat e rendit kanë arritur në vendngjarje, djaloshi ri ka filluar ta godasë vetveten, përderisa bashkëpunëtorët e sigurimit janë përpjekur ta qetësojnë. Gjatë vendosjes së prangave nga Policia federale gjermane, ai ka tentuar t`i godasë ata.

 

Pasi në vendngjarje nuk ka qenë e mundur të bëhet identifikimi i të dhënave personale, policia e ka dërguar në stacionin policor. Rrugës për në stacion, ai ka filluar t`i ofendojë policët dhe bashkëpunëtorët e sigurimit, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë „Shtegu.com“. Me këtë rast, ai edhe ka pohuar rregullisht se do të hidhej para trenit për të bërë vetëvrasje. Duke i përmbledhur të gjitha qëndrimet dhe sjelljet e të riut maqedonas, ai është dërguar në një klinikë psikiatrike.

 

Për fat të mirë, gjatë kësaj nuk ka pësuar asnjë person, ndërsa policia ka ngritur kallëzim penal për shkak të rezistencës, përpjekjes për shkaktim të lëndimeve trupore dhe ofendimit. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...