E gjithë Zvicra po lutet për Arta Shabanin (VIDEO)

49 Lexime

11:46:09              2017-10-21

 

 

Gjendja e saj është stabile, por koha është e kufizuar: Mjekët në Spitalin universitar të Cyrihut janë duke zhvilluar edhe më tej betejën për të shpëtuar shqiptaren e re nga rrethina e Bazelit. Në instagram gjithnjë e më shumë vërëhen lutjet e mëdha që Arta të shërohet, ndërsa numri i përkrahësve është rritur.

 

 

Dhjetëra mijëra janë prekur nga rasti i Artës gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ndërsa rreth 30 mijë përkrahës i ka në instagram, të cilët i shprehin kurajo. „Jam rrëqethur. Ti je vërtetë jashtzakonisht e fortë, ti do t`ia dalësh“, ka shkruar një grua zvicerane. Videoja më e re e Artës është klikuar më tepër se 55.000 herë. Me një zë të dobët ajo kërkon mbështetjen për inciativën e planifikuar popullore, e cila parasheh që dhurimi i organeve të trajtohet si rast normal.

 

 

 

Arta është duke vuajtur nga fibroza cistike, një sëmundje e trashëguar, e cila i ka shkatërruar mushkëritë. Ajo duhet të marrë frymë artificialisht, por gjendja e saj për momentin është stabile sipas mjekëve. Tashmë katër mushkëri të dhuruara janë provuar, por për fat të keq asnjëra nga to nuk ka qenë kompatibile për pacienten e re.

 

 

„Dua t`i falënderoj të gjithë mjekët që bënë gjithçka për vajzën time“, pohon prindi Burim Shabani (40) i emocionuar pa masë. Prindi shqiptar edhe i dy djemve të tjerë, është në hall të madh, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. „Duhej ti fshihja lotët para saj kur vërejta se nuk mund të shkonte në tualet apo në banjo“.

 
Shqiptari nga Kosova është duke punuar shumë për familjen e vet. Për shkak të sëmundjes së Artës, ai bile është dashur të marrë banesë më të shtrenjtë. Edhe nga Kosova ai ka marrë përkrahje të madhe morale. „Shumica më lajmërohen në telefon me lot në sy. Bile, një gazetë ka informuar mbi rastin tonë“, ka deklaruar Burimi.

 

Po që se gjendja e Artës përkeqësohet, ajo do të duhet të intubohet. Po që se gjendet një mushkëri e dhuruar, ekipi mjekësor operativ nga Cyrihu do të udhëtojë deri te pacienti, do ta nxjerrë organin në fjalë pas një operacioni disaorësh dhe do ta vendosë te Arta.
Si yll i Instagramit, Arta është bërë ambasadore „Sëisstransplant“. (Shtegu.com)