LDSHM apelon për të votuar në vendlindje

41 Lexime

08:01:16           2017-10-23

 

Apel mërgatës të udhëton në vendlindje dhe të votohet Aleanca me Besë

Lidhja e diasporës shqiptare për Maqedoni apelon mërgimtarët kudo që jetojnë, sidomos ata në Evropë, që të udhëtojnë në vendlindje dhe të votojnë Aleancën me Besë. Shkupi, Tetova, Dibra, Struga ka nevojë për votën tonë të nderuar bashkatdhetarë, prandaj apelojmë që të gjitha rrugët të na çojnë në vendlindje, t’i japim goditjen e fundit të keqes që na përcjell tani më 15 vjet me radhë!

Në të njëjtën kohë të ju tregojmë edhe një herë më tepër qarqeve destruktive të palës tjetër se shqiptarët janë ata që vendosin se kush mund t’i përfaqëson në qeveri.

Mashtroheni keq nëse mendoni se nuk ju kemi nuhatur!
Sektori për informim i LDSHM-së

SHBA / Evropë

 

Në një postim të vetin në Facebook, z. Alisetar Ramadani ka spjeguar përse duhet të votohet në Maqedoni dhe kush është në të vërtetë LDSHM. Ja edhe postimi i tij:

 

Ka që pyesim, kush është LDSHM e cila apelon te mërgimtarët që të shkojnë në vendlindje e të votojnë Aleancën me Besë?!

Kjo është përgjigja ime:

Ne apeluam që mërgata shqiptare të shkon në Kërçovë e të voton Fatmir Deharin dhe qëndrojmë pas asaj, kështu që na vjen mirë që Fatmir Dehari u zgjodh përsëri kryetar i Kërçovës dhe që Kërçova mbetet në duar të shqiptarëve. Ne jemi Ldshm CH (pra Zvicër), kemi degë në shtete e Evropës, unë jam sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate kombëtare, jetoj në Zvicër, kryetar është z. Xhevat Prespa nga Çikago ku e kemi edhe selinë!

Tani rreth raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, apelojmë që në vendet tjera duhet të marrin votat të mirët, të diturit, intelektualët e mirëfilltë në krahasim me matrapazët politik të cilëve nuk ua pamë hajrin askund! Prandaj, jemi ne ata që e ftojmë mërgatën që të shkon në Strugë dhe të voton Ziadin Sela, që të shkon në Tetovë e të voton Bilall Kasamin, që të shkon në Gostivar e të voton Arben Taravari, që të shkon në Zhelinë e të voton Blerim Sejdiu, dhe kudo që ka kandidat të Aleancës me Besë të votohen kandidatët e këtij koalicioni sepse ky koalicion ka koalicion me mërgatën! Injorimin që na e kanë bërë ata të bdi-së pyetni vetë përse na e kanë bërë!

Ne jemi me ata të cilët janë me ne.

ME RESPEKT