Shtetasi maqedonas të cilit i qante foshnja, sulmon nxënësen gjermane

Date:

22:50:01                     2016-11-19

 

 

 

 

 

Edhe dhjetë ditë pas sulmit të pakuptueshëm të një shtetasi gjaknxehtë maqedonas, në linjën e tramvajit 17 në afërsi të Maria-Ward-Strasse (Nymphenburg) në Mynih të Gjermanisë, ende nuk ka spjegime përse ai e sulmoi aq brutalisht nxënësen 17-vjeçare gjermane Stefanie B.

 

 

 

 

Me një lloj arme të ftohtë (kubotan), një lloj shufre metalike që përdoret për vetmbrojtje, shtetasi 29-vjeçar maqedonas e ka goditur paprtimas dhe disa herë shtatëmbëdhjetëvjeçaren gjermane. Si motiv për këtë sulm, ai ka deklaruar se është ndjerë i provokuar nga shikimi i Stefanie, shkruan „Merkur“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

ste

 

 

 

Më 06 nëntor të këtij viti, rreth orës 19.10, shtetasi maqedonas ka hipur në tramvaj, me një foshnje në krahë e cila ka qarë. Me këtë rast, sipas deklaratave të tij, në mes të tij dhe Stefanie është shkaktuar fillimisht një zënkë verbale. Nga ana tjetër, Stefanie ka pohuar se shikimi i saj ka qenë i orientuar nga ekrani për treguesit e stacioneve të tramvajit. Papritma, ajo ka vërejtur se si „shtetasi maqedonas ia ka dorëzuar fëmijën në krahë, një gruaje të re. Me armën e tij, ai ka filluar të godasë Stefanie dhe mikun e saj Pierre W. (18), të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Shtetasi maqedonas është arrestuar menjëherë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...