Një shpresë e çuditshme për të sëmurët nga kanceri

36 Lexime

20:33:55              2016-11-19

 

 

 

 

 

Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe, të premten e ka miratuar kërkesën e një vajze të sëmurë nga kanceri, që kufomën e saj ta ngrijnë.

 

 

 

 

Katërmbëdhjetëvjeçarja nga Londra, para vdekjes i kishte shkruar një gjykatësi se do ta shfrytëzonte rastin e saj „për të jetuar më gjatë“. Ajo kishte shpresuar se sëmundja e saj e rrallë e kancerit, përmes progresit mjekësor në të ardhmen, do të mund të shërohet.

 

 

 

 

„Sapo i kam mbushur të katërmbëdhjetat dhe nuk dua të vdes, por unë e di se do të vdes“, ka shkruar vajza. „Besoj se me konservimin e trupit tim me ngrirje, do të më jepet mundësia që të shërohem dhe të ngritem sërish – edhe në qoftë se bëhet fjalë për njëqind vite“. Vajza kishte kërkuar që e ëma e saj të vendosë personalisht për fatin e saj, ndërsa babai i divorcuar fillimisht e kishte refuzuar planin e vajzës, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Në tetor të këtij viti, gjykatësi Peter Jackson kishte vendosur në favor të vajzës, e cila disa ditë më pas vdes. Kufoma e saj është transportuar në SHBA dhe atje është vendosur në një hapësirë speciale me akull. Sipas dëshirës së vajzës, vendimi gjyqësor është bërë publik të premten, ndërsa identiteti i saj mbetet anonim.

 

 

 

 

Gjykatësi Jackson ka spjeguar se në këtë rast bëhet fjalë për një „kombinim tragjik“, që nga konflikti familjar e deri te sëmundja për vdekje e vajzës. Avokatja e vajzës, përmes TV BBC, ka deklaruar se vajza e kishte shpallur gjykatësin hero të vërtetë.