Fuat Beqiri i biri i Abaz Beqirit ushtarit të UÇK-së: Do vazhdoj rrugëtimin që e la babi im Shkup

252 Lexime

23:23:43             2016-11-19

 

 

 

 

 

Sot që në mëngjes e fillova ditën prej te varrezat e dëshmorëve, ku nga aty fillova nje rrugetim të rij dhe babait tim i’a dhash lajmin që biri i tij do të jesë njëri prej kandidatëve për deputet në rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, kështu e fillon rrëfimin e tij Fuat Beqiri i biri i Abaz Beqirit ushtarit të UÇK-së i vrarë më 7 gusht në një shtëpi në Gazi Babë nga forcat speciale të MPB, mirëpo ëndërra e babait të tij që i biri të arsimohet në gjuhën shqipe dhe me vullnet të vazhdojë amanetin e tij duket se është duke shkuar në vend.

 

 

 

 

Ëndrra e babait tim ishte që unë vetëm të arsimohem në gjuhën amë ajo e gjuhës shqipe, por unë me përkushtim, punë dhe shumë vullnet po e vazhdoj amanetin e tij, ai gjatë vitit 2001 u rreshtua pas kryekomandantit Ali Ahmeti dhe kapi pushkën, sot unë poashtu në krahë tani më liderin e shqiptarëve në Maqedoni po e vazhdoj rrugëtimin që e la babi im por jo me pushkë, tani më me penë, thotë kështu Fuati kandidat për deputet në njësinë e II-të zgjedhore krah bartësit të kësaj liste Ejup Alimi.

 

 

 

 

Fuati më tej thekson se është shumë krenar dhe i privilegjuar që si djal dëshmori lideri i BDI-së i ka dhënë mundësinë për të qenë në listat për deputet.

 

 

 

 

Babi im çdoherë ke qenë dhe do të mbetesh frymëzim për mua, dhe e di se po të ishe këtu në mesin tonë do të ishe shumë krenar, gjithashtu unë ndjehem i privilegjuar se si djal dëshmori jam në listën për deputet pranë BDI – së dhe që do jem pranë liderit Ali Ahmeti, thekson më tej Fuat Beqiri!

 

 

 

 

 

Ndryshe, më 7 gusht të vitit 2001 komandant Teli dhe pesë bashkëluftëtarët e tij u vranë në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup, vetëm tre ditë pas vendosjes së armëpushimit mes UÇK-së dhe forcave maqedonase të sigurisë.

 

 

 

 

 

Atëkohë thuhet se forca të mëdha rrethuan shtëpinë ku ishte Teli dhe se nuk dihen rrethanat e vrasjes së tij dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë.

 

 

 

 

 

Personat që u vranë janë Lefter Goxhaj Komandant Teli – 32 vjeç, 24 vjeçari Arben Bajrami nga Shkupi, Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi 30 vjeç, Abaz Beqiri nga Maqedonia – 42 vjeç dhe 21 vjecari Pajtim Roci. (ZHURNAL)