Shtetasi maqedonas pjesë e bandës që plaçkiste aparate amvisërie në Zvicër
15:15:01 2016-10-30
Katër bashkëpunëtorë të firmës „Miele AG“ në Spreitenbach të Zvicrës, gjatë kësaj jave kanë dalur para Gjykatës së rrethit në Baden. Me vite të tëra ata e kanë keqpërdorur besimin e punëdhënësit të tyre, duke plaçkitur në stil të lartë aparate të amvisërisë nga depoja. Megjithatë, atyre u janë shqiptuar dënimet gjyësore të buta.
Lavatriçe, tharëse të rrobeve, enëlarëse: Lista e aparateve të amvisërisë, të cilat të punësuarit i kanë plaçkitur për vite të tëra, është e gjatë. Shuma e dëmit të shkaktuar është më tepër se gjysmë milioni frangash zvicerane, nga depoja e „Miele AG“ në Spreitenbach.
Banda e cila qëndron prapa kësaj plaçkitje me stil të lartë, pajisjet zakonisht i ka shitur, njofton prokurori Beat Richner, përmes Televizionit rajonal „Tele M1“, përcjellë „Shtegu.com“. Veprimi ka qenë shumë i thjeshtë: MIele ka pasur besim të madh tek bashkëpunëtorët, ndërsa këta gjithnjë e kanë keqpërdorur“.
Banda në fjalë i ka plaçkitur rreth 265 aparate të amvisërisë, pa vërejtur aspak punëdhënësi. Mënyra e zhdukjes së tyre ka qenë mirë e organizuar: Përderisa disa i kanë etiketuar pajisjet me etiketa fallse, të tjerët i kanë nxjerrë nga depoja në Spreitenbach.
„Disa nga ta punojnë si vozitës“, ka pohuar prokurori Richner, „të tjerët në pikën e dhnëies së pajisjeve“.
Gjatë kësaj jave, para Gjykatës së rrethit në Baden janë paraqitur katër anëtarë të bandës. Në mesin e tyre një serb 39-vjeçar, një italian 36-vjeçar, një shtetas maqedonas 58-vjeçar dhe një zviceran 59-vjeçar, i cili ka kryer transportin e mallit të plaçkitur.
Të gjithë të akuzuarit janë penduar para Gjykatës, ndërsa përgjatë seancës gjyqsore, zvicerani kishte shpërthyer në lot. Të gjithë pjesëmarrësit janë dënuar me dënime me kusht, ndërsa udhëheqësi i bandës, serbi 39-vjeçar, është dënuar me një vit burg.