Sa janë të mirëseardhur „Boro e Ramizi“, alias Zaev dhe Sela në diasporë ?!
00:50:27 2016-10-30
Në lidhje me paralajmërimin e liderëve politikë shqiptarë e maqedonas për pasqyrimin e pikëpamjve të veta politike në prag të zgjedhjeve në Maqedoni, ka reaguar analisti dhe njohësi i rrethanave shoqëroro-politike në Maqedoni e më gjerë, Shani Zekolli. Në një reagim të tij në profilin e vet në Facebook, ai ka shkruar:
Pra, kështu,
Në periudhën e vetëm një jave në Bernë të Zvicrës do të jenë përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë. Vlladimir Peshevski, nënkryetari i Qeverisë, Arlind Zeqiri ministër i Investimeve (kështu prezantohet) dhe Visar Fida, kryetar i agjencisë Invest in Macedonia.
Pra, të frymëzuar dhe orientuar drejt status-kuos politike dhe ekonomike të VMRO-DPMNE-së, nga thellësitë e së cilës janë të dalur.
Nga ana tjetër, të njëjtën periudhë javore në Bernë të Zvicrës do të debatojnë Zaev dhe Sela me tema politiko-ekonomike mbi të ardhmen e Maqedonisë.
Pra, e para për të promovuar suksesin e politikës aktuale dhe ekonomisë së promovuar nga Gruevski dhe spektatorët e BDI, kurse këto të dytët Zaev dhe Sela për të dhënë një shtresë të hollë lustruese mallteri mbi ballin e atyre që i dëgjojnë se, megjithatë, në Maqedoni paska demokraci europiane dhe shtet i së drejtës, ku të gjithë qenkan të barabartë para ligjit, se „vëllezërisht“, debatohet dhe „vëllezërisht“ (si personifikimi vetëofrohen Zaev dhe Sela, ashtu, Boro-Ramizitikisht) ka përpjekje për të ardhme më të mirë etj etj etj demagogji të ngjashme. Debati i dytë është në favor të prezantimit të parë, të Invest in Macedonia, produkt i z. Gruevski. Promovim i drejtpërdrejtë dhe i tejdukshëm i promovimit të politikës së VMRO-DPMNE dhe spektatorët e BDI nga Zaev si LSDM dhe Sela për të cilin nuk po dihet se a e përfaqëson politikën e partisë në krye të cilës është apo, siç po duket, hyxhym-koalicionin.
Për Zoran Zaevin, z. Zekolli ka një pyetje:
Zaev, nuk shkohet në liderizëm me ide të huaja. Partia yte është e stërmbushur me demagogë. LSDM-ka nevojë të lirohet nga e kaluara e saj jo aq e largët e kuadrove të vjetër dhe të varur deri në koskë të cilat e kanë lënë shtatzane LSDM-në me demagogjinë trashëguese. Dhe si të tillë, ata janë fanatikë ideologjikë të papërmirësuar në promovimin e verbër, e cila është përplot me Putinizëm e Erdoganizëm, por asgjë në dobi të qytetarëve të cilët po arratisen në Perëndim. Aq janë në kornizë me qytetarët e vet, sa që i llogarisin si fond i votuesve, që të mund t`i mbajnë nën kontroll social dhe mënyra të tjera të dominimit. Rast tipik sikur i çdo regjimi autoritativ, ndërsa hipokrizia më e madhe është parulla: „T`i rrëzojmë së pari këta nga pushteti, për të tjerat do të merremi vesh“.
Pra, është normale që të kërkohen homolgë personalë tek shqiptarët, ashtu siç ishin në të kaluarën: të manipuluar shumë lehtë, të varur nga mënyra e të menduarit, lojalë për gjithçka që u kërkohet, etj. etj. Po de, gjithçka në kuadër të ndonjë bashkim-vëllazërimi manipulativ, i sapokomponuar, në parametra të cilët u dëshmuan në të kaluarën e afërt. Por, gjithnjë me idenë për një përmbajzje të njëjtë, sipas proverbit: „Unë ha mish, ndërsa ti lakër, por vëllezërisht hamë sarma“.
Por, duke i pasur parasysh të rinjtë open-minded në dhe rreth Maqedonisë, ata nuk janë në të njëjtat gjatësi të valëve me të gjithë këta voajerë të helmuar bolshevikë, në pritje të … „eee në kohën tonë kishit edhe punë edhe siguri“. Sipas ideologjisë së tyre Putiniste, Erdoganiste apo edhe Millosheviqiane, historikisht do të duhej të jetë, sipas logjikës së tyre, është e kuptueshme që të jesh i (stër)kënaqur me lakër, por jo vetëm me një fletë lakër, jo…jo…, sipas demokracisë së avancuar, me dy fletë lakra. Me kusht që të buzëqeshësh para kamerave. Edhe për të tjerët të jesh model për shembull..pffff…
Zaev, çfarë ofron diçka „më ndryshe“ se sa ajo që qytetarët e, dhe rreth Maqedonisë nuk e përjetuan deri më sot ? As nga LSDM, e as nga VMRO.
Më tej, z. Zekolli vlerëson se LSDM është kundër krim-politikës së VMRO-së, por nuk dëshmon qartë e me vepra se është kundër krim-politikës së BDI-së. Këta të BDI-së janë shqiptarë të mirë dhe të ndershëm a?! Të njëjtën gjë e bënte edhe Gruevski me shqiptarët para zgjedhjeve. Ndërsa ti Zaev, çfarë ofron?
„Mërgata shqiptare po merret peng me qëllim të promovimit të një politike e cila është ende e ngjizur me superioritet ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Andaj këto prezantime të këtij lloji janë pluhur syve që të fitohen simpati në mërgatë nga njëra anë, por poashtu edhe tek vendet perendimore. Dy pyetje për z. Zaev: Pse nuk insistuat që në takimet e Vjenës të marrin pjese edhe partitë tjera të opozitës aktuale shqiptare? Për cilën arsye e keni kursyer partinë BDI nga publikimi i „bombave“ përmbajtjja e të cilave ka të bëjë me këtë parti“, pwrfundon analisti Zekolli shkrimin e tij.