Qyteti i Lozanës ende zvarritë vendimin për shtatoren e Shën Terezës

Date:

17:54:22                 2016-10-30

 

 

 

 

Një grup shoqatash shqiptare dëshiron të ofrojë një monument të Shën Terezës në qytetin e Lozanës në Zvicër, por ky proces është paksa i vështirë.

 

 

 

 

„Shën Tereza është një figurë universale, një mesazh i paqes, por nuk është e mirëseardhur në hapësira publike“, shprehet me keqardhje për „20 Minutes“ Gjergj Prenkoçaj, përcjellë „Shtegu.com“. Ai nuk e ka të qartë përse nuk mund të gjendet ndonjë hapësirë ku do të vendosej shtatorja e asaj që sakrifikoi tërë jetën e saj për të shpëtuar indasit në nevojë dhe e cila u shenjtërua më 4 shtator të këtij viti.

 

 

 

 

„Qyteti është shumë i kujdesshëm gjatë vendosjes së shtatoreve të personaliteteve në hapësirat publike“, ka pohuar kryetari i Komunës, David Payot. Kemi shqetësime më të mëdha të neutralitetit se sa në shekujt e kaluar. Këtyre viteve të kaluar kemi pasur propozime për të vendosur shtatoren e Nënës Sofi, një grua e rëndësishme për qytetin e Lozanës, apo për të emërtuar një rrugë me emrin e Nelson Mandelës. Por, kjo gjë nuk ndodhi. Shpresoj që kjo shtatore e Shën Terezës të vendoset në ndonjë hapësirë të kishës, por jashtë saj, në mënyrë që të jetë në disponim për të gjithë. E gjithë kjo, pasi ky projekt përparon dialogun ndërfetar“.

 

 

 

 

E gjithë kjo filloi në muajin mars të këtij viti, kur Papa Francesku e kishte paralajmëruar shenjtërimin e besimtares shqiptare, ndërsa kosovari i cili tash e 25 vite është duke jetuar në Zvicër dhe është katolik, i kishte vënë vetes për qëllim që të vendosë shtatoren e bronxit në Lozanë. Përmes disa shoqatave, ai tuboi një fond me të cilin e përpunoi një shtatore për ate e cila e fitoi Çmimin Nobel për paqe në vitin 1979.

 

 

 

„Ne i propozuam Këshillit të Famullisë së Kishës Notre-Dame, në rrugën Valentin“, vazhdon më tej Gjergj Prenkoçaj. „Ajo do të kishte qenë e përkryer po të vendosej në pjesën e jashtme të Bazilikës. Por, kjo gjë nuk na u miratua me pretekst se në këtë pjesë do të realizoheshin punime për dy vite me radhë“.

 

 

 

Edhe Ibrahim Syla, një veprimtar tjetër mysliman shqiptar i cili ka investuar shumë në këtë projekt, është shqetësuar shumë që shtatorja e humanistes shqiptare është vendosur në një kishë: „Shën Tereza nuk i takon as katolikëve, as shqiptarëve e as indasve. Ajo është e të gjithë neve“, përfundon Ibrahim Syla.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...