Shtetasi maqedonas nga Suedia shkakton aksident të rëndë në Gjermani

Date:

00:43:05        2015-12-27

 

Më 24 dhjetor të këtij viti, në rrugën „Bundesstrasse 207“ në Lübeck të Gjermanisë, rreth orës 06.50 ka ndodhur një aksident i rëndë, në të cilin kanë marrë pjesë dy furgonë dhe një „BMW“ nga Suedia, si dhe një kamion i Letonisë.

 

Sipas hetimeve të para, një shtetas maqedonas 44-vjeçar, ka qenë duke drejtuar furgonin e tij me autotarga të Suedisë, në drejtim të Veriut. Pas tij ka qenë një kamion. Sipas dëshmive të pjesëmarrësve, shtetasi maqedonas ka dalë në anën e kundërt të rrugës, duke u përplasur me një furgon (Renault) dhe me BMW-në, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“.

 

Që të dy vozitësit e furgonëve janë lënduar dhe dërguar në spital, ndërsa vozitësi i Renaultit është dashur të transportohet me helikopter për në Kiel, për shkak të lëndimeve serioze. Për shkak të aksidentit, autostrada ishte bllokuar për disa orë me radhë, ndërsa furgonët kishin pësuar dëme të pariparueshme.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...