Shtetasi maqedonas me tre fëmijë mbi 230 km/h

Date:

16:42:54        2015-12-27

 

Një shtetas 32-vjeçar maqedonas, gjatë të shtunës, ka drejtuar veturën e tij me një shpejtësi marramendëse prej 230 km/h, në autostradën A7, drejtimi për Cyrih, duke u regjistruar nga një radar mobil. Në veturë kanë qenë të ulur tre fëmijët e tij, njëri ndër të cilët pa rrip të sigurisë.
Pas tërheqjes së shpejtësisë së toleruar, është vërtetuar se ai ka tejkaluar shpejtësinë për 104 kilometra më shumë, ka komunikuar të dielën policia kantonale e Thurgaut, njofton „Shtegu.com“.

 
Gjatë kontrollit, policia ka vërtetuar se në veturë kanë qenë të ulur tre fëmijët e tij të moshës tetë-, katër-, dhe një vit e gjysmë, të cilët nuk kanë qenë të ulur në vendin përkatës për fëmijë, ndërsa njërit prej tyre bile edhe nuk ka qenë i lidhur me rrip të sigurisë.
Atij në vendngjarje i është konfiskuar patentë shoferi, bile ka mbetur edhe pa veturën e tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...