Kartoni verdhë më i pazakonshëm deri më tani: I shpëton të ngratit, merr karton të verdhë

Date:

21:30:49           2016-06-22

 

 

 

Në një ndeshje amatore në Suedi, ka ndodhur një skenë e pazakonshme. Një futbollist është liruar nga gazrat dhe është dashur ta lëshojë fushën e futbollit.

 

 

 

I kishte rrëshqitur të ngratit. Adam Lindin Ljungkvist nga klubi suedez Pershagen SK, ka qenë duke luajtur ndeshjen kundër ekipit Järna SK II, por me probleme në stomak. Për këtë, ai është dashur të lirohet nga gazrat.

 

 

 

Gjyqtari menjëherë i tregon karton të verdhë futbollistit 25-vjeçar (i dyti në këtë ndeshje), kështu që ai është dashur të largohet nga fusha e gjelbër. «Nuk më besohet se ka ndodhur kjo. Ai kishte menduar se unë kisha liruar gazrat në drejtim të futbollistit kundërshtar në shenjë provokimi», ka deklaruar Ljungkvist për «Aftonbladet», njofton „Shtegu.com“. Gjyqtari e kishte vlerësuar gjestin si jokorrekt.

 

 

 

Pershagen SK nuk e humbi vetëm Ljungkvistin, por edhe ndeshjen me rezultat 2:5.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...