Shtetasi maqedonas e thërret „ujkun“ në torishtën e vet

40 Lexime

09:04:24                  2016-10-01

 

 

 

 

 

Për shkak të një vjedhje që kishte ndodhur, një pronar klubi nga Dietikoni i Zvicrës e ka thirrë policinë. Por, ideja nuk ka qenë edhe aq e mirë, pasi me këtë rast, policia ka arrestuar tetë persona për shkelje të Ligjit për të huajt.

 

 

 

Policia kantonale e Cyrihut ishte thirrur nga një person 27-vjeçar shtetas i dyfishtë slloveno-maqedonas, për shkak se atij i kishte ndodhur një vjedhje në banesën e vet. Në banesë policia ka gjetur dy gra nga Bosnja e Hercegovina të moshës 19-, dhe 26-vjeçare, si dhe një shtetas 21-vjeçar maqedonas. Hetmet kanë dëshmuar se që të tre të hujat kanë qenë duke punuar në lokalin e 27-vjeçarit, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Pas hetimeve më të hollësishme, policia ka zbuluar në të njëjtën banesë edhe pesë persona të tjerë, shtetas të Maqedonisë të moshës prej 18-, deri 26-vjeçare, të cilët dyshohet se kanë qenë duke punuar në lokal si muzicientë. Katër nga ta kanë qenë duke qëndruar ilegalisht në Zvicër, pa leje të rregullt qëndrimi.

 

 

 

Pesë personat dhe dy gratë, si dhe punëdhënësi i tyre janë paraburgosur.