Ja e vërteta e 50 refugjatëve pengj që u liruan në Maqedoni

Date:

09:11:31              2016-09-27

 

 

 

 

 

Pesëdhjetë persona janë liruar nga dhuna e trafikantëve në Maqedoni, duke iu falënderuar hetimeve të policisë gjermane nga Itzehoe, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Sipas të dhënave të policisë, një azilkërkues iu është drejtuar organeve policore në Brunsbüttel (rrethina Dithmarschen) me një informacion se bashkëshortja dhe fëmijët e vet janë duke u mbajtur peng në Maqedoni. Refugjati 40-vjeçar ka deklaruar se, po që se brenda 48 orëve nuk i paguan disa mijëra euro, familjes së vet i kërcënohet vdekja.

 

 

 

 

Komisioni për krime të rënda nga Itzehoe ka reaguar menjëherë, duke kontaktuar me Europolin në Maqedoni dhe Greqi. Nga një shtëpi në kufi me Serbinë, autoritetet maqedonase kanë arritur të lirojnë 50 persona, në mesin e të cilëve edhe 17 fëmijë. Në mesin e të liruarve ka qenë edhe familja e refugjatit që kishte alarmuar policinë gjermane. Gjashtë trafikantët e dyshuar janë arrestuar, përfundojnë artikujt mediet gjermane.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...