Shtetasi i Maqedonisë së Veriut godet për vdekje një zviceran

Date:

Në Buchs të Zvicrës u shkaktua një debat i ashpër midis dy personave. Pasi u sulmua, një 59-vjeçar ra në tokë në atë mënyrë që ai vdiq në vend.

Të shtunën në mbrëmje u shkaktua një mosmarrëveshje me pasoja fatale në rrugën Technikumstrasse në Buchs.

Pak para orës 01.30 të mëngjesit, policia e kantonit mori një raport për një mosmarrëveshje të ashpë midis një shtetasi maqedonas 26-vjeçar dhe një zvicerani 59-vjeçar nga rajoni. Më i riu nga dy burrat sulmoi tjetrin me një goditje, informon portali Shtegu. Si pasojë, 59-vjeçari u rrëzua përtokë.

Pas mbërritjes, patrulla e policisë dhe shërbimi i ambulancës me një mjek të urgjencës tentuan ringjalljen te zvicerani, por pa sukses.

Sipas një deklarate të shtunën në mëngjes nga policia, maqedonasi ndërkohë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më vonë.

Hetuesit tani po sqarojnë rrethanat e sakta të vdekjes së 59-vjeçarit. Ende nuk dihet shkaku i mosmarrëveshjes dhe nëse persona të tjerë ishin përfshirë në mosmarrëveshje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...