Shtetasi gjerman me një iniciativë madhështore për shpëtimin e Valonit

Date:

18:07:48                 2019-02-08

 

 

Një apel emocional i shtetasit gjerman, Rüdiger Midasch nga Mendeni i Gjermanisë, ka vërshuar rrjetet sociale, në përpjekje për të ndihmuar djaloshin 29-vjeçar nga Mitrovica, Valon Qela. Më datën 29 dhjetor, Valoni kishte pësuar një aksident të rëndë, ndërsa aktualisht gjendet nën kujdesin intensiv të një spitali në Stamboll të Turqisë, për fat të keq ende pa vetëdije. Për shkak të pamundësisë për të përballuar shpenzimet nga familja, është inicuar një apel për ndihmë. Në apelin e tij të shkruar në gjuhën gjermane, Rüdiger Midasch shkruan: „Një mik. Miku im. Një djalosh i ri, përplot ëndrra e qëllime. Me gruan e tij dhe fëmijën e tij të vogël. Një familje e re, me plane të shumtë. Valoni jeton dhe punon në Kosovë. Dhe pastaj, më tepër se 5 javë më parë, ndodhi tragjedia, Valoni ka përjetuar një aksident i tmerrshëm dhe tani gjendet në një spital të Stambollit. Që atëherë, asgjë nuk është e njëjtë si më parë. Valoni është në koma, trajtimi larg shtëpisë është shumë i shtrenjtë, sigurimi shëndetësor nuk paguan më shumë. Por Valoni ka nevojë për një shans. Është një shqetësim shumë i rëndësishëm dhe personal për mua, Valoni dhe familja e tij kanë një domethënie të madhe për mua. Unë do të isha shumë i lumtur nëse njerëzit nga rrethi i miqve të mi të mund të ndihmonin me një donacion të vogël. Për donacionin mund të merret faturë“, ka përfunduar apelin e tij, Rüdiger Midasch.

Një angazhim të pashoq është duke bërë edhe humanistja dhe mike e familjes Qela nga Lüdenscheid, Rendel Simon.

Shumica e donatorëve i kujtojnë çastet kur si refugjat i viteve të 90-ta, Halili i ndihmonte refugjatët në Menden. Në vitet e 90-ta, Halili në Menden ka qenë një fytyrë e njohur: „Ai ndihmonte aty ku i jepej mundësia“, shpalosë kujtimet Rüdiger Midasch, ish përfaqësues i integrimit në qytetin e Mendenit, përcjell Shtegu.com. Së bashku, ata e krijuan labirinthin e ndihmave për Ballkan. „Apo, shkonim së bashku nëpër shitore duke i lutur klientët që të dhuronin ndonjë kilogram sheqer apo miell“. Më në fund, Halili organizoi transport të madh të ndihmave nëpër qendrat e strehimit të zonave të luftës.

 

 

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...