Katërmbëdhjetëvjeçari e shkatërron Mercedesin e prindërve

Date:

19:15:31                   2019-02-08

 

 

Një 14-vjeçar i mitur, me veturë të prindërve në komunikacion dhe me goma tëverës. Ky konstelacion solli në një aksident në Littau të Zvicrës, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet në rreth 33,000 franga zvicerane, shkruajnë mediat vendore, përcjell Shtegu.com.

Një djalosh 14-vjeçar ka shkaktuar një aksident me veturën e prindërve të tij, në Littau. Në momentin që po kthehej nga rruga „Flurstrasse“ në „Zimmereggstrasse“, ai e humbi kontrollin mbi veturën e cila ishte e pajisur me goma të verës.

Adoleshenti më pas u përplas me veturë në një ndriçues rruge, duke e dëmtuar tërësisht veturën. Me këtë rast, ai ka pësuar lëndime të lehta, përcjell Shtegu.com. Kjo aventurë i ka kushtuar shtrenjtë: Dëmi i përgjithshëm vlerësohet në rreth 33,000 franga.

Si arsye përse ai e vodhi veturën e prindërve pa dijeninë e tyre, ai deklaroi se donte të mburrej para shokëve të tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...