Shtatë të vrarë në Serbi

Date:

Mediet serbe bëjnë të ditur se gjatë të dielës, një person ka vrarë gjashtë persona në një dasmë me pushkë gjuetie, në një fshat të vogël në pjesën veriore të Serbisë. Autori i dyshuar i krimit më pas e ka vrarë edhe veten. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Martonos, afër kufirit me Hungarinë. Autoritetet thonë se vrasja është nxitur nga “problemet e pazgjidhura familjare”, një ditë pas dasmës. Policia ka thënë se sulmuesi ka qenë në mes të 50-ve, ndërsa personat e vrarë kanë qenë të moshës nga 24 deri në 74-vjeçare. Prindi i të riut të martuar ka qenë kundër martesës së djalit të tij, me $`rast edhe është zënë me bashkëshorten, duke vrarë më pas gruan, nusen dhe prindërit e saj. Vrasësi gjatë të shtunës ishte dehur gjatë tërë ditës dhe gjatë mëngjesit të së dielës kishte ardhur në shtëpi për të kryer krimin. Në vitin 2013, një veteran i luftës së Ballkanit vrau 13 persona në një sulm të kryer në një fshat në Serbinë qendrore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...