Shtatë persona të lënduar pas zënkës mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Date:

22:15:27             2016-06-20

 

 

 

 

 

Mbrëmjen e së dielës, në qendrën e strehimit në Rosswein të Gjermanisë, janë zënë mes vete rreth 20 shtetas maqedonas, shqiptarë dhe sirianë, duke përdorur shufra metalike. Zënka ka ndodhur pas debatit në mes të një shtetasi maqedonas dhe një shqiptari. Shtetasi maqedonas kishte thirrë për përforcim edhe disa bashkëkombas nga një qytet tjetër, të cilët janë futur menjëherë në dhomën e shqiptarit, ku ka qenë i vendosur edhe një shtetas sirian, duke i goditur me shuffra. Për ta penguar largimin e maqedonasve nga qendra, pesëmbëdhjetë banorë të saj ua kishin zënë rrugën, ndërsa ata futen tek bashkatdhetari i tyre, ku rifillon zënka edhe me banorët e qendrës. Me këtë rast, janë lënduar shtatë persona të cilët është dashur të dërgohen në spital, ndërsa është shkaktuar një dëm material prej disa mijëra eurosh. Shumica e dhomave për momentin janë të pabanueshme shkruan „MDR“, njofton „Shtegu.com“. Për të qetësuar gjendjen, policia e cila ishte e pranishme me rreth 20 nëpunës, njëmbëdhjetë persona i ka zhvendosur në një qendër tjetër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...