Flamuri gjigant shqiptar zgjonë kurreshtjen e zviceranëve

276 Lexime

21:21:44                2016-06-20

 

 

 

 

 

Një flamur shqiptar gjigant ka tërhequr vëmendjen e zviceranëve në Kreuzlingen të Zvicrës: Pas fitores historike të Shqipërisë, njëzetedyvjeçarja Vlora Gashi nga Kreuzlingeni ka vendosur një flamur gjigant.

 

 

 

„Në Kreuzlingen me siguri është vendosur flamuri më i madh shqiptar në Zvicër“, ka shkruar lexuesi i „20 Minuten“ Bujar Emini (33), njofton „Shtegu.com“. Mbrëmjen e së dielës ai kishte kaluar nëpër rrugën Romanshornerstrasse dhe ishte gëzuar pa masë me pamjen e flamurit.

 

 

 

«Duam të tregojmë se sa jemi krenarë për Kombëtaren tonë që mposhti Rumaninë», ka pohuar Vlora. Përpos kësaj, ajo ka postuar edhe një foto të flamurit në Facebook dhe grupin „Ti je shqiptar, po që se…». Reagimet kryesisht kanë qenë pozitive: «Shumë bukur, jam krenar me ty» apo «Për mrekulli», thuhet në disa nga komentet e shumtë.

 

 
Ajo nuk e ka blerë flamurin ekskluzivisht për KE, por para pak kohësh për shoqatën e saj të vallëzimit. «Dje ishte koha perfekte që ta vendosi flamurin». Fakti se flamuri zviceran në krahasim me ate shqiptar duket shumë më i vogël, nuk ka të bëjë asgjë me te, pasi zemra e saj rrehë edhe për Zvicrën, ka deklaruar me një buzëqeshje 22-vjeçarja. Për momentin, flamuri është tërhequr sërish, ndërsa do të vendoset po që se Shqipëria vazhdon garat më tej në KE.