Shqiptarja nga Zvicra diskriminohet në kërkim të një vendi të punës

Date:

20:25:39                   2019-02-01

 

 

Asnjë shqiptar, kroat, turk apo shtetas nga „vendet e ngrohta“: Një konkurs pune në Zvicër ka shkaktuar deabte të ashpra. Personat përgjegjës flasin për një gabim.

Të hënën e kaluar, shqiptarja S. Arifi u fut në portalin për gjetje të vendeve të punës Jobroom.ch dhe aty gjeti një konkurs pune si një punëtor në depo me kërkesa të diskutueshme: „Konsumatori ynë nuk dëshiron kombësitë e mëposhtme: nga Shqipëria, Kroacia, Turqia dhe shtetas nga vende të ngrohta si Brazili“, është shkruar në shpallje, informon Shtegu.com.

Shtetsaja shqiptare me vendbanim në Lufingen ZH (31), nga euforia fillestare nuk e kishte lexuar pjesën mohuese „jo“. Vetëm më vonë ajo vëren përjashtimin e qartë të kombësive të caktuara. Ajo u trondit: „Unë kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë gjë të tillë në jetën time. Si mund të qëndrojë një gjë e tillë në një konkurs pune“? Ajo kishte humbur menjëherë dëshirën për të lexuar më shumë konkurse për punë: „Po si do ta përjetoj momentin nëse përsëri hasi në një konkurs të tillë racist dhe çnjerëzor“? Ajo menjëherë ka kërkuar sqarim, transmeton Shtegu.com.

Pas këtij konkursi qëndron një agjenci e punësimit në Cyrih. Me kërkesë të së përditshmes „20 Minuten“, menaxhuesi ka kërkuar falje: „Një kontroll i menjëhershëm tregoi se teksti i konkursit për punë ishte një gabim. Ne jemi penduar thellësisht për këtë dhe dëshirojmë të kërkojmë falje për të gjithë të interesuarit, por veçanërisht për zonjën Arifi“.

Konkurësi u ndryshua menjëherë dhe nuk pasqyron praktikën e kompanisë së tij. Çdo ditë publikohen konkurse për punë, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me diskriminimin. „Ne nuk bëjmë dallime, sepse ne ndërmjetësojmë për qytetarë nga e gjithë bota. Ne kemi nevojë dhe i vlerësojmë shumë këta njerëz. Një qasje e tillë do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesin tonë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...