Gjermani: Theret për vdekje shqiptari 26-vjeçar

Date:

15:16:19            2016-02-25

 

 

 

Dy kalimtarë të rastit, mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20.40 kishin gjetur një person të plagosur rëndë në rrugën „Buschweg“ të Pulheimit, në afërsi të Kölnit në Gjermani. Dëshmitarët menjëherë kanë alarmuar policinë, por ndihma për 26-vjeçarin shqiptar ka ardhur vonë, pasi ai ka ndërruar jetë. Ende pa arritur ndihma e shpejtë, shqiptari nuk u kishte mbijetuar plagëve të rënda, shkruan „Bild“, njofton „Shtegu.com“.

Sipas hetimeve të para, midis shqiptarit 26-vjeçar dhe një shoku të tij të dhomës nga një qendër strehimore në afërsi, ishte shkaktuar një mosmarrëveshje. Pasi zënka kishte eskaluar, banuesi i përbashkët i dhomës e kishte therë me thikë shqiptarin 26-vjeçar, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Policia gjermane ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit dhe është duke hetuar në kapjen e autorit të krimit, i cili ende është në arrati.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...