Shqiptari therë serbin gjatë ndeshjes së futbollit, pezullohet procesi gjyqësor

36 Lexime

11:03:57              2017-12-01

 

 

 

Në Gjermani është pezulluar procesi gjyqësor ndaj një shqiptari i cili ishte akuzuar për „vrasje në tentativë“, gjatë ndeshjes së futbollit për të rinj në mes të „Vorwärts Wacker“ dhe „Tura Harksheide“.

Shqiptari nga Kosova, Emin R. (51) ishte akuzuar për vrasje në tentativë, pasi gjatë një zënke në vendparkimin e stadiumit, e ka lënduar me thikë serbin Ivica M. (48), shkruan „Bild“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Ndaj shqiptarit nuk janë gjetur prova të mjaftueshme të kryerjes së veprës. Në ndërkohë, edhe serbi i ka kontrbuar përshkallëzimit të zënkës së përgjakshme. Me këtë rast, Gjykata rajonale e Billstedtit e ka pezualluar procesin gjyqësor.

Emin R. duhet të paguajë 1.500 euro kompensim në të holla për dhimbjet e shkaktuara dhe një mijë euro për një ent social. (Shtegu.com)