Kënaquni me manovrimet e sportistëve ekstremë francezë mbi Alpet zvicerane (VIDEO)

Date:

11:34:41                  2017-12-01

 

 

 

Dy francezë, të ashtuquajtur „basejumper“ (fuluturues nga lartësitë) kanë kërcyer nga një lartësi prej 4.158 metrash nga maja Jungfrau në Berner Oberland të Zvicrës, që më pas të futen në një fluturake në lëvizje të llojit „Pilatus Porter“, duke krijuar skena fantastike mbi Alpet zvicerane. Hyrja në fluturake për francezët e sporteve ekstreme herën e parë ishte e pasuksesshme, të cilën e dëshmon edhe një video e publikuar në Youtube, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

Frederic Fugen dhe Vincent Reffet është dashur të gjejnë një vend të përshtatshëm për aventurën e tyre, një vend që do tu mundësonte rënie më të gjatë në rast të mossuksesit, për të aterruar me sukses në tokë. Më në fund, hyrjen në fluturake gjatë fluturimit ata vendosën ta realizojnë në majën Jungfrau të Zvicrës. Nga kjo maje ka një rënie të lirë prej 3.200 metrash, ose një kohëzgjatje prej dy minutash e 45 sekondave. (Shtegu.com)

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...