I theri tre turq në vetmbrojtje, shqiptari nga Gjermania lirohet nga akuza

Date:

10:00:29              2017-12-01

 

 

 

Pas më tepër se 13 vitesh dyshim mbi një shqiptar 35-vjeçar për therje me thikë, procesi gjyqësor ka përfunduar me lirim nga akuza për te.

 

„Trupi gjykues e ka liruar të pandehurin nga akuzat për vrasje në tentativë në pesë raste“, ka deklaruar një zëdhënës i Gjykatës rajonale të Hildesheimit në Gjermani, përcjellë „Shtegu.com“. Në të vërtetë, sulmi me thikë është dashur të konsiderohej si „vrasje në tentativë“, por sipas Gjykatës, ky veprim është kryer në vetmbrojtje.

 

Trupi gjykues nuk ka mundur më të sqarojë se çfarë kishte ndodhur saktësisht në tetor të vitit 2004 para diskotekës „Crazy Daisy“ në Hildesheim. Pas një zënke në platformën e vallëzimit, shqiptari ishte hedhur jashtë së bashku me dy shoqërues të tjerë. Para dyerve zënka kishte vazhduar më tej. Sipas vlerësimit të Gjykatës, grupi u sulmua nga pesë shtetas turq. Me këtë rast, i pandehuri nxorri një thikë duke lënduar së paku tre nga kundërshtarët. Gjykata ishte e mendimit se veprimi është kryer në vetmbrojtje, përcjellë më tej „Shtegu.com“. Detaje të tjera mbeten të hapura gjatë procesit gjyqësor, pasi dëshmitarët shpeshëherë nuk iu përmbanin deklaratave të dhëna.

 

Pak pas kryerjes së veprës, shqiptari atëbotë 21-vjeçar ishte arratisur në vendlindje. Ai ishte kërkuar me një fletarrest ndërkombëtar, por vetëm në prill të këtij viti ka mundur të arrestohet në Belgjikë. Për paraburgimin e mbajtur nga muaji prill, shqiptarit 35-vjeçar do t`i takojë dëmshpërblim. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...