Shqiptari tenton të vetëvritet pas shqiptimit të dënimit

36 Lexime

23:06:58                2016-10-30

 

 

 

 

 

Një shqiptar 48-vjeçar ka tentuar të vetëvritet para Gjykatës së rrethit në Ulm të Gjermanisë, pas shqiptimit të vendimit ndaj tij, me të cilin ai është dënuar me disa vite burgim.

 

 

 
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në seancën gjyqësore të Gjykatës së rrethit në Ulm të Gjermanisë, pasi atij i ishte shqiptuar dënimi prej tre vitesh e nëntë muaj burg, për tentim vrasjeje. Gjatë shqiptimit të dënimit ai kishte shpërthyer në vaj dhe më pas kishte filluar ta godasë kokën dhe fytyrën e vet me grushte, sikur të donte ta vriste vetveten, shkruan „Augsburger Allgemeine“, transmeton „Shtegu.com“. Shumica e nëpunësve gjyqësorë kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar veprimin e egër të shqiptarit i cili ka uluritur me sa fuqi që ka mundur. Në ndërkohë, ekipi mjekësor kujdestar ka urdhëruar urgjentisht transportin e shqiptarit në një klinikë të afërt universitare. Deri më tani nuk ka njohuri se sa të rënda janë plagët që ai i ka shkaktuar vetvetes.

 

 

 

Shqiptari ishte treguar agresiv gjatë gjithë pesë ditëve të seancës gjyësore, duke u ndërhyrë në fjalë të gjithë dëshmitarëve. Edhe më agresiv ka qenë në qendrën e strehimit në Blaustein, ku me familjen e vet kishte ardhur në verë të vitit të kaluar.

 

 

Ashtu siu edhe shumë të tjerë, në këtë qendër strehimi kanë pritur disa familje shqiptare për vendimin e autoriteteve gjermane lidhur me statusin e qëndrimit në Gjermani. Sipas provave të grumbulluara, shqiptari gjithnjë i ka ngacmuar bashkatdhetarët e vet. Sipas dëshmitarëve, ai shpeshëherë i kishte kërcënuar ata me vdekje, ndërsa kishte rrahur fëmijë dhe çifte bashkëshortësh.

 

 

 

Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri i ka akuzuar bashkëkombasit e vet se ata nuk kanë ardhur në Gjermani për të kërkuar punë, por se tërë ditën konsumojnë alkool dhe nuk e mirëmbajnë higjienën. Nga ana tjetër, në një letër sekrete dërguar autoriteteve juridike gjermane, fqinjtë e kanë akuzuar shqiptarin për qëndrimin e vet: „rregullisht kemi qenë të terrorizuar dhe nga frika e madhe, kemi qenë të detyruar të largohemi edhe gjatë natës“.

 

 

 

Situata kishte eskaluar sidomos kur një fqinj i të akuzuarit kishte ngritur kallëzim penal ndaj tij, pasi ai e kishte rrahur të bijën e vet. Më 29 mars të këtij viti, shqiptari e kishte kërcënuar fqinjin se po që se nuk e tërheqë kallëzimin penal ndaj tij, ai do ta vrsite ate me gjithë familje. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin nga akuza, ndërsa prokuroria dy vite burg.