Shqiptari sulmon me thikë sigurimithin austriak
13:15:34 2016-06-05
Një shqiptar 24-vjeçar, në një klub në Wieden të Austrisë ka sulmuar sigurimthin e lokalit me një thikë, pas përpjekjeve të këtij të fundit që ta dëbojë. Ai është arrestuar menjëherë.
I dyshuari ishte futur në lokal ilegalisht, edhe pse ndaj tij ishte vendosur masa e ndalimit për hyrje në te. Personeli i sigurimit e kishte hetuar pak më vonë dhe kishte dashur ta dëbojë.
Kjo gjë nuk i kishte pëlqyer aspak shqiptarit, i cili kishte nxjerrë një thikë duke dashur t`i shkaktojë plagë në trup! I sulmuari kishte arritur të largohet me kohë, duke ia marrë nga dora armën, shkruan „Heute“, njofton „Shtegu.com“. Më pas, ai së bashku me kolegët e tij e kishte marrë nën kontroll shqiptarin dhe menjëherë e ka alarmuar policnë. Gjatë kësaj, shqiptari e kishte thyer derën e hyrjes dhe një dritare, ndërsa me arritjen në vendngjarje, policia e ka arrestuar menjëherë.
Gjatë kontrollimit të të dhënave personale, policia kishte vërtetuar se ndaj 24-vjeçarit ka pasur një ndalesë të qëndrimit në territorin austriak, ndërsa me vete i kanë gjetur edhe një pako me kokainë.