E tmerrshme: Anulohen dy udhëtime te WizzAir nga Ohri, udhëtarët ngelin në rrugë!

40 Lexime

15:09:04           2016-06-05

 

 

 

Brenda një javë janë anuluar dy fluturime nga aeroporti i Ohrit drejtë Bazelit, me kompaninë WizzAir, ndërsa udhëtarët janë irrituar nga këto rrethana duke shkaktuar kaos dhe nervozë në aeroport.

Udhëtimi i parë ishte paraparë të ejnten e kaluar, ndëra avioni nuk erdhi në Ohër, duke lënë udhëtarët në pritje dhe pa informacion konkret lidhur me ngjarjen. Shumë udhëtarë i shtynë udhëtimet e tyre për këtë të shtunë, ndërsa sot edhe pse avioni erdhi, ai nuk u nis drejt Bazelt siç ishte paraparë, pa dhënë ndonjë arsyetim konkret dhe duke lënë në rrugë qindra udhëtarë veçanërisht ato që jetojnë larg Ohrit dhe Strugës, njofton Drini.mk

Autoritetet e aeroportit të Ohrit nuk kanë ndonjë sqarim konkret për këto zhvillime, ndërsa kanë informuar udhëtarët që nesër (E Dielë) do të udhëtojnë drejt Bazelit por a do të ndodhë kjo, pritet të shihet nesër.

Shumë udhëtarë janë ankuar se kanë harxhuar mjete fnanciare, kohë dhe kanë prishur planet e tyre të punës për shkak të këtyre rrethanave, për të cilat do të kërkojnë përgjegjësi nga kompania WizzAir. (ZHURNAL.MK)