Fshihet nën krevat ta testojë dashurinë e tij, por rrëqethet nga reagimi i të dashurit

69 Lexime

19:15:55          2016-06-04

 

 

 

Një vajzës i ka shkuar ndërmend që ta testojë të dashurin e saj, lidhjen ndaj saj dhe çfarë ndjenja ka ndaj saj: si do të jetë reagimi i tij kur të ndahet nga ai?

 

 

 

Ajo i ka shkruar një letër kinse është duke u ndarë dhe se nuk shehë më kuptim që ta vazhdojë lidhjen me te. Me këtë, ajo ka dashur vetëm ta provojë reagimin e tij, por në të vërtetë nuk ka dashur të ndahet nga ai.

 

 

 

Pas përfundimit, letrën e vendosë në tavolinë, e bindur se djaloshi do ta vërejë të njëjtën. Duke mos dashur ta lëshojë rastin e reagimit të djaloshit, fshihet nën krevat dhe ka pritur.

 

 

 

Pas një kohe të shkurtër vjen djaloshi, ndërsa ajo fillon të bëhet nervoze dhe shqetësohet. Pasi hyn në dhomë, e gjen letrën dhe fillon ta lexojë. Pas leximit ai ofkëllen nga gëzimi, ndërsa vajzës nuk i është besuar për ate që ka dëgjuar. Në atë moment, ai e merr telefonin dhe fillon bisedën: „Përshëndetje e dashur. Kjo e marra më në fund e kuptoi se jam duke e tradhëtuar dhe është larguar nga unë. Jam shumë i lumtur që gjithë kësaj i erdhi edhe fundi. Pendohem që nuk të kam njohur më herët. Shihemi së shpejti“.

 

 

 

Vajza është shokuar dhe nuk i është besuar për ate që po ndodhte. Ashtu e tronditur, ka vazhduar të qëndrojë nën krevat për disa minuta. I dashuri i saj ka filluar t`i grumbullojë gjësendet e veta nga dhoma. Pasi largohet nga banesa, ajo del nga krevati dhe fillon të dënesë.

 

 

 

Pas pak, vjen në vete dhe fillon vëzhgimin e dhomës. Në tavolinë e shehë edhe një letër tjetër të shkruar nga i dashuri i saj. E hapë letrën dhe fillon ta lexojë. Pas përfundimit të leximit, ajo e ndjen veten të turpëruar por të lumtur. Sado që letra mund të ketë qenë e marrë, ja se çfarë kishte shkruar djaloshi:

 

 

 

„Oj qurë, herën tjetër kur të mundohesh të më gënjesh, verifikohu nëse këmbët të shihen nën krevat. Shkova deri në shitore, shihemi së shpejti e dashura ime“. (Shtegu.com)