Shqiptari pothuajse futet në shtëpinë franceze me golfin e tij
22:45:32 2017-11-24
Në një lagje të pasur me shtëpi të bukura nëpër rrugët e Corot dhe Gavarni në Pontanezen të Francës, rreth orës 16:45 të së dielës, banorët janë trishtuar pasi dëgjuan një zhurmë të madhe jashtë. Një veturë e llojit „Golf“ më ngjyrë të kaltërt, e drejtuar nga një shqiptar e kishte goditur njërën nga shtëpitë e tyre. Gjatë kësaj kohe, fëmijët kanë qenë duke shikuar televizor.
Gjithçka ka filluar një mbrëmje më parë, pas një përleshjeje që u shkaktua në mes një grupi shqiptarësh dhe banorët e Pontenezit. Ende mbetet e paqartë arsyeja e zënkës, shkruan „Ouest France“, përcjellë „Shtegu.com“. Një orë e gjysë pas kësaj, një grup personash të maskuar dhe të armatosur me shufra hekuri janë arartisur, ndërsa me ardhjen e policisë në vendngjarje, askush nuk u gjend aty.
Një shtetas turk është paraqitur para policisë, pasi vetura e tij e llojit „Mercedes“ ishte dëmtuar nga përdorimi i shufrave të hekurt, nga një grup personash të panjohur. Me sa duket, bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje ndaj të birit të turkut dhe tashmë policia franceze e ka përforcuar praninë e saj në lagje.
Ngjarja ndërlidhet me golfin e shqiptarit, me autotarga të Luksemburgut, i cili e kishte shoqëruar një mik të vetin në Pontanezen. Gjatë kësaj, ai sulmohet nga një grup personash të armatosur me shufra hekuri.
Në përpjekje për tu arratisur nga ata, ai e humbë kontrollin mbi veturë dhe përplaset në muret e shtëpisë. Gjatë kontrollit policor, në veturë janë gjetur celularë të plaçkitur.
Vozitësi i golfit nuk është burgosur, por po mbahet në arrest në mënyrë që në rastin e parë të mundshëm të dëbohet nga Franca. Hetimet janë në vazhdim e sipër, deri në ndriçimin e plotë të rastit. (Përshtati L. Sabedini)