Gjakovarja nga Franca në rrugë të mirë për tu zgjedhur „Miss Franca 2018“

45 Lexime

15:46:24                2017-11-24

 

 

 

Kleofina Pnishi me origjinë nga Gjakova e Kosovës dhe me vendbanim në Peyrolles të Francës, më 16 dhjetor të këtij viti, në Châteauroux do të përpiqet ta fitojë kurorën e Missit të Francës për vitin 2018. Në këtë manifestim do të garojnë tridhjetë bukuroshe të moshës 18-24 vjeçare. I cilësuar si festival i njohur, në këtë manifestim të udhëhequr nga moderatori Jean-Pierre Foucault, do të marrin pjesë edhe stilisti i njohur Jean-Paul Gaultier dhe Iris Mittenaere, Miss Franca 2016 që u kurorëzua në Miss Universe 2017. Si mysafire nderi është paraparë të marrë pjesë këngëtarja e njohur britanike Ed Sheeran.

 

Në një intervistë të së përditshmes franceze „La Provence“, Kleofina ka rrëfyer emocionet e saja para se të marrë pjesë në manifestim, duke pohuar se është shumë luftarake dhe nuk e ka ndërmend të dorëzohet aq lehtë, njoton „Shtegu.com“. Neve nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm se t`i urojmë sukses dhe realizim të synimeve të saja jetësore. (Shtegu.com)