Shqiptari plaçkitë pikën e karburanteve para se të dëbohet nga Gjermania

Date:

14:21:58               2017-10-17

 

 

Para Gjykatës së rrethit në Keln të Gjermanisë, të hënën ka filluar një proces gjyqësor lidhur me plaçkitjen e një pike karburantësh në Engelskirchen-Ründeroth. I akuzuar është shtetasi 35-vjeçar nga Kosova.
Pak pas orës 23.00 të ditës së ngjarjes, i akuzuari ka kërcënuar nëpunësin duke bërtitur: „Paratë, paratë, paratë“, e duke i plaçkitur më tepër se 1.200 euro. I pandehuri gjatë kësaj kishte mbajtur njërën dorë pas shpine, duke detyruar viktimën të mendojë se po mbante një arnë. Pas kësaj, kosovari është larguar me një biçikletë nga vendi i ngjarjes. Sipas akuzës, ai veprën e ka kryer në gjendje të fajësisë së reduktuar.
I pandehuri i ka pranuar tërësisht akuzat: „Më vjen keq. Shpresoj se ndonjëherë do t`ua kompensoj këto të holla“, ka deklaruar para trupit gjykues. Si arsye për plaçkitje, kosovari ka dhënë ngarkesën psikike që e kishte kapluar para se të dëbohej nga Gjermania. Ai gjithashtu ka pohuar se shqiptarët trajtohen jashtzakonisht keq dhe se Europa duhet t`i hapë dyert për ta.
Për shkak të vendimit, ai kishte shkuar tek një mjek të cilit i kishrte thënë se personalisht do të ndërmerrë diçka. Pas kësaj ka filluar të marrë medikamente, por të cilat pas një kohe të shkurtër i kishte lënë mënjanë.
Në akuzat e bashkëshortes së vet se ai kinse e ka keqtrajtuar, kosovari ka pohuar se është ajo e cila i keqtrajton fëmijët me intrigat e saj të cilat do ta dërgonin në psikiatri. Lëndimet e bashkëshortes së saj janë bërë personalisht nga bashkëshortja, si dhe mobiljet e shkatërruara.
Për hajnitë e ndryshme nëpër shitore tjera, fajin ia ka mveshur entit social. Të hollat që i ka pranuar nuk i kanë mjaftuar dhe shpeshë ka qenë i uritur. Në përgjithësi, qendra strehimore në Engelskirchen nuk ka qenë e përshtatshme për te, pasi ai është dashur të gatuajë, gjë të cilën nuk ka mundur ta kryejë dhe nuk ka pasur këshilltar pas kaq shumë vitesh.
Biçikletën e kishte vjedhur në afërsi të qendrës strehuese, pasi kishte vërejtur se nuk kanë qenë nën përkujdesje, shkruan „Rundschau-Online“, përcjellë „Shtegu.com“. Arsye tjetër për intervenim të policisë ka qenë edhe bashkëshortja, edhe pse në atë kohë ai ka jetuar ndaras nga ajo. E gjithë kjo, pasi kishte konsumuar alkool dhe kishte shkaktuar zhurmë në qendër, ndërsa banorët e saj e kanë alarmuar policinë. Këto akuza e kanë detyruar të pandehurin të qeshë para Gjykatës.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë mëtutje, ndërsa vendimi pritet të shqiptohet gjatë fundit të kësaj jave.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...