Arrestohet shqiptari i cili vrau shtetasin sirian në Gjermani

Date:

15:02:12                    2017-10-17

 

 
Vrasësi i dyshuar, i cili para një diskoteke në Gjermani e kishte rrahur për vdekje një shtetas sirian, është arrestuar. Gjatë një kontrolli në vendkalimin kufitar në Konstanz, hetuesit kanë arritur ta arrestojnë shqiptarin 22-vjeçar.

Sipas prokurorit gjerman Axel Bieler (Kiel), i arrestuari është dërguar në burgun e Neumünsterit në Gjermani. Bëhet fjalë për një shqiptar me vendbanim në Quickborn. Sipas prokurorit Bieler, pak para se të kryente veprën, ai kishte ardhur në Gjermani, shkruan „kn-online“, njofton „Shtegu.com“. Ai akuzohet se më dy shtator të këtij viti, rreth orës 04.00 të mëngjesit, pas një debati të shkurtër me një shtetas sirian, ai e kishte slumar ate me grushte. Pasi viktima është shtrirë përtokë, shqiptari ka vazhduar ta godasë vitkimën e pambrojtur. Me këtë rast, shtetasi sirian ka pësuar thyrje të kafkës dhe pas pesë ditëve në spital, ai ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Policia gjermane i ka filluar kërkimet me ndihmën e video incizimeve nga diskoteka. Ndaj të arrestuarit ishte shpallur urdhërarrest ndërkombëtar që nga data 27 shtator, ndërsa është arrestuar të dielën e kaluar në Konstanz. Ndaj tij do të ngitet kallëzim penal për veprën „shkaktim të lëndimeve trupore me pasojë vdekje“. Një vepër e tillë mund të inicojë dënim me burg jo më pak se tre vite. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...