Tragjedi në Zvicër: Shemsedini vritet nga vëllai

Date:

Viktima: Shemsedin S. 

 

 

12:14:42              2017-10-17

 

 
Rreth mesditës të së hënës, Shemsedini 33-vjeçar me nofkën „James“, i ka vizituar prindërit e vet në Bazenheid në Zvicër. Edhe vëllai i vet 28-vjeçar Hichem S. ka qenë i pranishëm. Për një moment shkaktohet zënka, me ç`rast Hichemi merr një thikë dhe e sulmon Shemsedinin, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Shemsedini arrin të tërhiqet deri te një ambulancë në afërsi. „Gjithandej kishte gjak. Të gjithë filluan të qajnë, bile edhe i vëllai“, rrëfen një dëshmitar i ngjarjes. Shemsedini përkujdeset nga mjekët, duke pranuar ndihmën e parë mjekësore.
Menjëherë pas kësaj, ai është transportuar me helikopter për spital. Por, plagët kanë qenë aq të rënda sa që pas një ore e gjysmë, Shemsedini ndërron jetë. Për një kohë të shkurtër, policia arreston të vëllain, i cili nuk ka bërë kurrfarë rrezistence.

 

Schweiz-BruderMord2

Hichem S.

 
Përpos tij, në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe një tjetër vëlla dhe prindërit, të cilët nuk kanë mundur ta parandalojnë tragjedinë. Një mik i viktimës ka spjeguar se Shemsedini ka qenë një tip shumë i matur dhe dhpeshëherë kanë lujatur lojëra komjuterike apo futboll.
Një mik tjetër është tronditur nga ngjarja, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. „Të ndodhë një ngjarje e tillë, është e pakuptueshme për ne. Shemsedini ishte aq i afërt, aq njeri i mirë. Ai gjithnjë është përkujdesur për familjen dhe ka punuar“, ka pohuar dëshmitari.
Ai nuk mund të spjegojë se si ka ndodhur ngjarja, por se kishte dëgjuar që autori ka qenë „dele e zezë“ në familje, duke e lënë edhe shkollën mënjanë.
Sipas spekulimeve të shumta, vëllezërit kanë pasur probleme rreth pronës, ndërsa Prokuroria zvicerane i ka filluar hetimet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...