Shqiptari paguan rreth 60 euro për një orë parkimi në aeroportin e Cyrihut

106 Lexime

Nëse në aeroportin e Cyrihut jeni duke marrë dikë me veturë, duhet të mendoni me kujdes paraprakisht se ku dëshironi të prisni

 

Sepse: Tarifat për parkim afatshkurtër kanë qenë gjithmonë të larta, por tani janë rritur masivisht për qëndrime më të gjata.

 

Rritja e çmimit është vërtet brutale pas një ore: deri vonë kushtonte 24 franga, tani kushton 57 franga.

 

Pas kësaj bëhet edhe më keq: pas orës së parë do të tarifohet një frangë për minutë. Kjo është 60 franga në orë (më parë ishte 24 franga). Mund të jetë vend parkimi më i shtrenjtë në botë.

 

Gazeta zvicerane „Nau.ch“ është në vendngjarje dhe ka pyetur vozitësitt që i parkojnë veturat e tyre në parkingun e “artë”.

 

Vozitësi shqiptar Mentori është njëri prej tyre. Duhet të gërmojë thellë në xhepat e tij: kasa i tregon 57 franga! „Kjo është ekstreme, kjo është e çmendur, jo normale“, thotë Mentori, dukshëm i drshpëruar.

 

Ai mendon se ka parkuar vetëm gjysmë ore, por ndoshta ka qenë atje më gjatë. Sepse ai paguan çmimin për një orë.

 

Këtu parkoi edhe Franziska. Nuk është një ndjenjë e mirë të dish se vetura e saj është e parkuar në një vend parkimi “të artë”. Ajo mendon se rritjet e çmimeve janë „të çmendura“.

 

Jörgu e gjen „shumë të shtrenjtë“, kështu që ai parkoi veturën e tij në garazhin e parkimit. I pyetur nëse ka mësuar nga gabimet e së kaluarës, ai thotë: “Duhet ta dija se do të ishte më e shtrenjtë këtu poshtë”.

 

Por nëse do t’i duhej të parkonte veturën e tij vetëm për 10 minuta, ai do të parkonte përsëri këtu në vendin më të shtrenjtë.

 

Franziska gjithashtu nuk mendon shumë për politikën e çmimeve: ajo ka ndjenjën se drejtuesit e veturave po „bojkotohen“ gjithnjë e më shumë. Ajo ka përshtypjen se njerëzit po inkurajohen të udhëtojnë vetëm me transport publik.

 

Për shkak se fluturimi i shoqes së saj është vonuar, Franziskas i është dashur të presë mbi 20 minuta.

 

Tani ajo duhet të llogarisë me kosto më të larta, por ajo është e lumtur që e pranon këtë sepse: „Në fund të fundit, ju doni t’i ktheni njerëzit në shtëpi“.

 

Zëdhënësja Andrea Bärwalde shpjegon për Nau.ch: „Hapësira në zonën prioritare të prekur është e kufizuar, gjë që çon në bllokime trafiku, veçanërisht gjatë orëve të pikut“.

 

Në fakt, koncepti nuk përballet kudo me kritika, transmeton portali Shtegu.

 

Andrea dhe Romano e kuptojnë rritjen e çmimit të parkimit në aeroportin e Cyrihut: „Kjo është plotësisht në rregull“, thotë Romano.

 

Ju nuk duhet të paguani domosdoshmërisht 57 franga, sepse ka mundësi të tjera. Por nëse doni të parkoni pikërisht këtu përballë hyrjes, duhet të pranoni çmimin.

 

Bärwalde nga Aeroporti i Cyrihut thotë: „Për marrjen e automjeteve që kërkojnë një kohë më të gjatë parkimi, rekomandojmë përdorimin e garazheve të parkimit P1 deri në P3“.

 

Këto garazhe parkimi do të ofronin opsione alternative parkimi dhe gjithashtu do të lidheshin shumë mirë me të ardhurit.

 

Hapësirat më të përshtatshme të parkimit janë edhe më të shtrenjtat.