Arrestohen disa shqiptarë në ishujt Kanare

194 Lexime

18:23:38          2016-04-27

 

 

 

 

Policia e aeroportit Arrecife në ishujt Kanare, gjatë kontrollit të pasaportave ka hetuar tre persona të dyshuar me pasaporta italiane, në relacionin për në Britani të Madhe. Bëhet fjalë për dy burra të moshës 23,- dhe 32-vjeçare, si dhe një grua e moshës 30-vjeçare.

 

 

Me këtë rast, policia ka zbuluar se bëhet fjalë për dokumente të falsifikuara. Me sa duket, shqiptarët ishin pajisur me pasaporta të falifikuara për të udhëtuar nëpër territorin e BE-së. Ndaj tyre është ngritur padi penale për „falsifikim të dokumenteve“. Vetëm para një jave, policia në Gran Canaria kishte arritur të zbulojë dy shqiptare me dokumente italiane të falsifikuara, shkruan „kanarenexpress“, njofton „Shtegu.com“. Edhe ato kanë qenë duke udhëtuar për në Britani të Madhe, ndërsa caku ka qenë qyteti i Manchesterit. Që të dy gratë e moshës 23,- dhe 49-vjeçare ishin arrestuar menjëherë. Nuk ka dëshmi se të dyshuarat i përkasin ndonjë grupi terrorist dhe se kanë pasur për qëllim të organizojnë sulme eventuale terroriste. Dyshohet se dokumentet i kanë blerë nga trafikantët, që do t`ua mundësonte kalimin më të lehtë të kufirit nëpër Europë.