Shqiptari nga Maqedonia ende në pritje të shtetësisë zvicerane

48 Lexime

17:22:57             2016-02-25

 

 

 

Komuna Dintikon në Zvicër, në një mbledhje të saj të rregullt kishte refuzuar kërkesën e një shqiptari nga Maqedonia, për të marrë shtetësinë zvicerane, bile pa asnjë koment të vetëm. Por, prindi shqiptar nuk ishte pajtuar aq lehtë me këtë. Haki Iseini (35) në Zvicër kishte ardhur si 12-vjeçar- në kuadër të bashkimit familjar. Ishte ky viti 1992, para 23 viteve. Të enjten ai kishte shpresuar se do të pajiset me pasaportë zvicerane, ai dhe bashkëshortja e tij (34), si dhe dy vajzat (7-, e njëvjeçare). Familja është shqiptare nga Maqedonia dhe tash e tetë vite jeton në Dintikon, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Me 46 vota kundër dhe 26 pro, në mënyrë të qartë mbledhja komunale e kishte refuzuar kërkesën e natyralizimit të familjes shqiptare. Por, që çudia të jetë edhe më e madhe, askush nuk e mori fjalën, askush nuk dha ndonjë kritikë dhe pa asnjë arsye të vetme të atyre që kishin thënë jo.
Pak ditë më vonë, te shqiptari 35-vjeçar me profesion auto llamarinist i pavarur, ende verëhen shenja të pakënaqësisë në fytyrë. Që nga ngjarja e paradokohshme, atë është duke e munduar një gjë: Përse shumica e banorëve kishin votuar kundër? Ishte kjo një godtije e rëndë për Haki Iseinin dhe familjen e tij, prandaj ai rastin e dërgoi në Këshillin kantonal. „E kemi bërë një ankesë në Këshillin kantonal“, pohon Iseini.

 

 

Por, ai ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete. Hakiu vetëm e di se Komuna Dintikon ka kërkuar një prolongim të afatit për kompletimin e dokumenteve të kërkuara. Një gjë e tillë është miratuar deri në fund të janarit nga Këshilli kantonal, e kishte njoftuar avokati i tij. Kryetari i Komunës, Ruedi Würgler e kishte konfirmuar rastin në fjalë, me arsyetim se nuk bëhet fjalë për çështje thelbësore, por për shkak të arsyeve administrative. Për Ruedi ëürgler, ankesa nuk ka qenë e papritur. Sidomos te Haki Iseini është pritur një gjë e tillë. „Një vendim i mbledhjes komunale pa ndonjë arsyetim të qartë, siç është rasti me familjen Iseini, nuk është ideale“, pohon kryetari Würgler.