Shqiptari nga Maqedonia drejt piedestalit më të lartë në politikën zvicerane

52 Lexime

19:27:58       2016-01-02

 

Këshilltari shqiptar nga Partia zvicerane SP e qytezës Baar në Zvicër, Zari Xhaferi dëshiron të inkuadrohet në Qeverinë kantonale të Kantonit Zug. Ai dëshiron të mbajë mbi supet e tij edhe ndërgjegjen sociale të Zugit.

 

 

Ai i cili e takon për herë të parë shqiptarin 30-vjeçar nga Maqedonia me vendbanim në Zug të Zvicrës, Zari Xhaferin, do t`i bie në sy se ai qeshet shumë. Duket se humori i tij është natyral dhe i këndshëm. Ligjëruesi i shkollës së mesme i cili aktualisht në këshillin kantonal është duke absolvuar legjislaturën e dytë, në disa çështje të rëndësishme duket të jetë i çiltërt dhe i paepur. „Në kuptim pozitiv“, pohojnë koleget dhe kolegët nga Parlamenti kantonal i Zugit. Por, është edhe shumë e vështirë për ta bindur ate. Duhet t`i parashtrohen argumente të forta për ta bindur Zariun. Po të angazhohet për ndonjë çështje, ai do ta përfundojë për 100 për qind.

 

 

Politikanët si Zariu karakterizohen si persona me një dozë të caktuar të këmbëngulësisë. Kjo këmbëngulësi e ka shndërruar sot në ate që ai është aktualisht: „Me humor, i vetëdijshëm, i zellshëm, punëtor, me orientim social dhe liberal“, e përshkruan veten Zariu. Aktiviteti i tij politik i tij është i orientuar në aspektin përkatës: „Mbrojtje, aty ku është e nevojshme, liri, aty ku është e mundur“, thuhet në autobiografinë e Zariut.
Por, jeta e Zariut 30-vjeçar nuk u shkaktua nga vetvetja, pa ndonjë vështirësi. Me prindërit e tij, ai kishte ardhur nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nga Maqedonia, „drejt e në Baar“, deklaron Zariu për „Neue Luzerner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Bile, drejt e në klubin e futbollit në Baar, mund të thuhet. Aty, ku edhe sot e kësaj dite është aktiv. „Në një ekip para seniorësh“, pohon me buzëqeshje. Në futboll ai shquhet me gjuajtje me kokë. Me kokën e cila punon pa ndonjë pauzë, e cila është përplotë ide. Ai përsëri mund të shihet me biçikletën e tij duke shëtitur rrugëve. Biçikletë kjo e cila ishte në përdorim edhe gjatë zgjedhjeve për këshilltar nacional. Kësaj radhe ai do të kandidohet për Qeverinë kantonale.

 

 

Politikani arsimor dhe ligjëruesi i shkollës së mesme, nuk e kishte njohur në fillim të karrierës së tij shkollore në tërësi vlerën e arsimit. „Vetëm në vazhdim të shkollës fillore u angazhova në këtë drejtim“, pohon ai. Pas një viti në „shkollën reale“, ai u fut në shkollë të mesme dhe pas dy viteve në shkollën kantonale, ku për katër vite me radhë vijoi gjimnazin ekonomik duke e përfunduar me diplomë. Pas diplomimit, për një kohë të gjatë mendohej që të vazhdonte me studimin e shkencave ekonomike. „Më duhej ta pranoja se aty bëhej fjalë për shumë numra dhe për pak njerëz“. Për këtë, ai vendosi që të studiojë në Shkollën e lartë pedagogjike në Lucern si ligjërues i shkollës së mesme. Sot, ai ligjëron në Menzingen. Kjo autobiografi e Zariut për te është një burim personal i energjisë që e shtyen përpara. „Për këtë, përmes sukeseve vjen edhe motivimi“, pohon Zari Xhaferi.

 

 

Se shqiptarin 30-vjeçar më tepër e fascinojnë njerëzit se sa numrat, dëshmon edhe koha e tij e kaluar në armatën zvicerane. „Nga koha e shërbimit ushtarak, unë i mbaj mend edhe gjërat pozitive, por edhe ato negative. Zariu është përpjekur që të njohë më mirë pjesët e Zvicrës të cilat për te kanë qenë të panjohura. Gjithashtu, ai ka arritur të njohë edhe njerëz nga shtresa, rajone e profesione të ndryshëm. „Edhe sot e kësaj dite i mbaj disa kontakte“. Me prindërit e tij, në shtëpi ai flet shqip, ndërsa nga fillimi i përmbleshjes RS të „Patrioten“ si „Zviceranë në letër“, ai ishte tallur. Duket se talenti i tij gjuhësor është i lindur. Ai ka përgatitur shumë dokumente në „disa gjuhë farefisnore“, siç i quan ai. Ai gjithashtu ishte marrë me të hollat e shpenzuara pa nevojë të tatimpaguesve: „Për shembull me të hollat e shpenzuara pa nevojë për ngarje të veturës, apo edhe grisjes së 1000 kopjeve të fletëve që janë fotokopjuar, që unë i llogaris si humbje të panevojshme“. Pas plotësimit të obligimeve ushtarake, ai lirohet nga armata.

 

 

Nga përvoja personale, Zariu është i vetëdijshëm se procesi i punës së përditshme është mjaft i ngarkuar. „Jam i rriutr si fëmijë i shtresës punëtore“. Pjesën më të madhe të studimeve të tij në Shkollën e lartë pedagosjike, ai e ka financuar personalisht. „Nga përfundimi i shkollës së mesme, unë gjatë pushimeve rregullisht kam punuar“. Pjesërisht ishte punësuar si ndihmës gjipspunues nëpër kantiere, si vozitës i postës së shpejtë dhe si gazetar i lirë. Të gjitha këto profesione kishin ngjallur kërshërinë e tij. Edhe në politikë gjithashtu. Nga përvoja e tij, ai ka mësuar se vetëm puna e ndershme është më me vlerë. Për këtë edhe është duke luftuar. Qeveria në Zug ka nevojë për një votë të dytë nga krahu i majtë, një ndërgjegje sociale.

 

 

Në Komitetin për përkrahje të Xhaferit është edhe këshilltari zviceran komunal nga Partia SVP, Gregor Bruhin me të cilin Zariu ka shumë pak dallime në pikëpamjet politike. „Ka edhe njerëz të tjerë në Komitetin tim me të cilët nuk kemi pikëpamje të njëjta politike por të cilët më mbështesin, pasi ju dukem si personi më adekuat në këtë post dhe janë të bindur në mënyrën time se si e ushtroj politikën“, ka pohuar Zari Xhaferi.