Kush qëlloi mbi Janinën e vogël ?!

Date:

07:51:30       2016-01-03

 

Të gjithë menduan se bëhet fjalë për një aksident me fishekzjarre, por në trupin e Janinës është gjetur një plumb

 

 

Ishte një ftesë në prag të Vitit të Ri, si mijëra të tjera në Gjermani: Në një rrugë në Oberaurach të Gjermanisë, familjet kishin dalë për të festuar Vitin e Ri. U ndezën fishekzjarre, raketat u ngritën në ajër.
Papritmas, Janina e vogël njëmbëdhjetëvjeçare ishte shtrirë përtokë, pa vetëdije. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, ajo nuk i mbijetoi plagët e marra duke ndërruar jetë në mëngjes.
Pak më vonë, një obduksion i trupit të saj ka dëshmuar të vërtetën e hidhur: Janina ishte qëlluar me një plumb të armës me kalibër të vogël, mu në festën e Vitit të Ri! Ekspertët e hetuesisë gjermane kishin gjetur një projektil përkatës në trupin e saj. Prokurori nga Bambergu, Dr. Christopher Rosenbusch për „Bild“ ka deklaruar: „Jemi duke hetuar për vrasje“, njofton „Shtegu.com“.
Çfarë ka ndodhur në afërsi të Schweinfurtit, ku Janina me t`ëmën Magdalena dhe miqtë e festonin Vitin e Ri? Kush mund të ketë shtënë me armë zjarri në një familje me fëmijë të vegjël? Në njerëzit të cilët vetëm kanë qenë duke festuar Vitin e Ri?
Dëshmitarja Walentina S. (48) pohon: „Kemi mbetur pa fjalë. Edhe ne ishim atje deri nga ora 01.00 për të ndezur fishekzjarre. Unë e pashë në afërsi të një automati cigaresh një grua me tre fëmijë. Fëmija që u vra, i jepte fishekzjarre rregullisht t`ëmës. Për një moment unë dëgjova një zhurmë që dallohej nga ajo e fishekzjarreve, sikur dikush të ketë qëlluar në ndonjë metal. Ishte zhurm më e madhe se ajo e zakonshmja“.
Edhe banori Anton G. (64) kishte dëgjuar diçka të pazakosnhme: „Edhe unë dëgjova një zhurmë të çuditshme që nuk i ngjante fishekzjarreve. Bile, policia më ka pyteur nëse ndokush në afërsi ka armë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...