E pabesueshme: Iranianët pijnë nga 60 milionë litra alkool në vit
19:20:37 2016-01-02
Përkundër ndalesës absolute në shtetin e rreptë islamik të Iranit, banorët e tij pijnë nga 60 milionë litra alkool në vit. „Autorëve“ u kërcënohen dënime të rënda, si: gjoba të mëdha në të holla apo rrahje me kamxhikë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria iraniane e punës dhe çështjes sociale pas hulumtimeve të zhvilluara. „Kjo është një ecuri e keqe, deri në gjendje krize“, ka deklaruar Rusbeh Karduni nga Ministria përkatëse të shtunën, për Agjencinë e lajmeve ISNA, njofton „Shtegu.com“.
Në shtetin e rreptë islamik të Iranit, janë të ndaluar shitja apo konsumimi i alkoolit për shkak të arsyeve religjioze. „Autorëve“ u kërcënohen dënime të rnda, si: gjoba të mëdha në të holla apo rrahje me kamxhikë. Por, sipas studimeve të Ministrisë sociale, dënimet e tilla shumë pak kanë ndikuar.
Në tregun e zi iranian, ekziston një përzgjedhje e madhe e pijeve alkoolike, të cilat shiten me çmime të mëdha. Më lirë është po që se blihen pije të prodhuara nga shtëpitë private apo nga personat privatë.